LinkButtonLinkButton

Ekstrakt i thjeshtë/historik (Biznes)

Kontaktet
Tel:  +355 42 250 066
E-mail:  info.qkb@qkb.gov.al
Adresa:  Bulevardi “Zhan D’Ark”, Prona nr.33, Shtëpia e Ushtarakëve Tiranë
Ekstrakt i thjeshtë/historik (Biznes)
Shërbimi elektronik "Ekstrakt i thjeshtë/historik(Biznes)" u ofrohet përdoruesve të tipit “biznes” në portalin qeveritar e-albania për të marrë një informacion të detajuar mbi të gjitha të dhënat e regjistruara si dhe historikun e veprimeve të kryera për çdo subjekt në regjistrin tregtar të QKB-së. Ekstrakti/et gjenerohet/n nga sistemi i QKR-së dhe shkarkohet menjëherë online me vulë elektronike me vlerë ligjore nga subjekti i interesuar. Mbështetur në nenin 67 të Ligjit Nr. 9723, datë 03.05.2007 "Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit", i ndryshuar, çdo person, ka të drejtë të marrë pa pengesa, në format elektronik, sipas dëshirës, ekstrakte për të dhënat e regjistruara të çdo subjekti. Ekstraktet mund të lëshohen për të dhëna të caktuara të subjekteve dhe/ose për historikun e veprimeve të kryera nga një subjekt. Llojet e ekstrakteve: - Ekstrakt i thjeshtë – Klikoni këtu për manualin - Ekstrakt historik – Klikoni këtu për manualin Këto ekstrakte, ofrohen për të gjitha kategoritë e mëposhtme të bizneseve: - Shoqëri Aksionare - Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar - Shoqëri e Kursim Kreditit - Për degët ose zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja - Shoqëri e Bashkëpunimit Reciprok - Shoqëri e Bashkëpunimit Bujqësor - Shoqëri Komandite - Shoqëri e thjeshtë - Shoqëri Kolektive

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-albania; - Zgjidhni shërbimin "Ekstrakt i thjeshtë/historik (Biznes)"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Konfirmoni NUIS-in për të cilin kërkoni të shkarkoni ekstraktin; - Zgjidhni nëse interesoheni për ekstraktin e thjeshtë apo historik; - Shtypni butonin "Shkarko dokumentin e vulosur"; - Ekstrakti i kërkuar do t'ju shkarkohet menjëherë i vulosur elektronikisht. Ekstraktin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Ekstrakt i regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit ¿shoqëri me përgjegjësi të kufizuar¿ (AL105043)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin