Shërbimi elektronik "Ekstrakt i thjeshtë/historik (Qytetar)" u ofrohet përdoruesve të tipit “qytetar” në portalin qeveritar e-albania për të marrë një informacion të detajuar mbi të gjitha të dhënat e regjistruara si dhe historikun e veprimeve të kryera për çdo subjekt në regjistrin tregtar të QKR-së. Ekstrakti/et gjenerohet/n nga sistemi i QKR-së dhe shkarkohet menjëherë online me vulë elektronike me vlerë ligjore nga qytetari i interesuar.
Mbështetur në nenin 67 të Ligjit Nr. 9723, datë 03.05.2007 "Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit", i ndryshuar, çdo person, ka të drejtë të marrë pa pengesa, në format elektronik, sipas dëshirës, ekstrakte për të dhënat e regjistruara të çdo subjekti. Ekstraktet mund të lëshohen për të dhëna të caktuara të subjekteve dhe/ose për historikun e veprimeve të kryera nga një subjekt.
Llojet e ekstrakteve:
- Ekstrakt i thjeshtë – Klikoni
këtu për manualin
- Ekstrakt historik – Klikoni
këtu për manualin
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin e-albania;
- Zgjidhni shërbimin "Ekstrakt i thjeshtë/historik (Qytetar)";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Konfirmoni NUIS-in për të cilin kërkoni të shkarkoni ekstraktin;
- Zgjidhni nëse interesoheni për ekstraktin e thjeshtë apo historik;
- Shtypni butonin "Shkarko dokumentin e vulosur";
- Ekstrakti i kërkuar do t'ju shkarkohet menjëherë i vulosur elektronikisht.
Ekstraktin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al