Shërbimi elektronik "Aplikimi për vërtetim pagë papunësie" në portalin qeveritar e-Albania i vë në dispozicion qytetarit mundësinë për të bërë një kërkesë online për lëshim vërtetimi për bazën e vlerësueshme dhe pagën neto mesatare drejt një zyre pune. Ky shërbim elekronik i ofrohet çdo qytetari, nga profili i tij tek portali e-Albania.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Vërtetim pagë papunësi”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotëson të dhënat e formës së kërkesës për lëshim vërtetimi për bazën e vlerësueshme dhe pagën neto mesatare duke zgjedhur Zyrën e Punës, periudhën për të cilën kërkon vërtetimin dhe klikon butonin "Dërgo";
- Sistemi e dërgon kërkesën me e-mail dhe Zyra e Punës përkatëse merr kërkesën dhe e trajton atë.
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaVërtetim për pagesën e papunësisë (periudhën e mbështetjes me të ardhura) (AL113043)Aplikim për përfitimin e të ardhurave nga papunësia (pagesa e papunësisë) (AL113041)