LinkButtonLinkButton

Karta e Shëndetit

Kontaktet
Tel:  Tel: +35542247940
E-mail:  info@fsdksh.gov.al
Adresa:  Rruga "Sami Frashëri" , nr.8, Tiranë Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Karta e Shëndetit
Nëpërmjet shërbimit elektronik "Karta e Shëndetit" shtetasit shqiptarë mund të gjenerojnë kartën e shëndetit me vulë elektronike me vlefshmëri të plotë ligjore, pasi të kenë aplikuar më parë për Kartë Shëndeti në portalin e-albania. Bazuar në vendimin e Qeverisë, nr.307, datë 21.05.2014 për “Regjistrimin dhe identifikimin e personave të siguruar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, identifikimi i personave të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, bëhet me anë të Kartës së Shëndetit."Karta e Shëndetit është dokumenti që vërteton se mbajtësi i saj është person i siguruar dhe përfiton shërbimet shëndetësore pa pagesë. Karta është personale dhe e patjetërsueshme dhe shpërndahet pa asnjë pagesë apo tarifë shërbimi.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-albania; - Zgjidhni shërbimin "Karta e Shëndetit"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Klikoni butonin "Shkarko" për gjenerimin e kartës së shëndetit me vulë elektronike. Kartën e Shëndetit të gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
1 vit

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Karta e Shëndetit (AL083019)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin