Mbështetur në Ligjin Nr.9723, datë 03.05.2007, "Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit", i ndryshuar, neni 45, QKB-ja regjistron në regjistër dhe publikon, kryesisht ose me kërkesë nga çdo person i interesuar, vendimet gjyqësore për të dhënat e regjistruara ose veprimtarinë e subjektit. Shërbimi mund t’i ofrohet çdo personi të interesuar si individ (administratori i subjektit
Dokumentacioni i nevojshëm-Vendimi/akti i gjykatës, zyrës përmbarimore ose autoritetit përgjegjës.
Kujdes:
Dokumentacioni shoqërues duhet të jetë në format PDF;
Madhësia e dokumenteve (file) që do të ngarkohen nuk duhet të jetë më e madhe se 5 MB.
Emërtimi i dokumenteve (file) që ngarkohet nuk duhet të përmbajë simbole (‘, /, #, “, $, ë, ç etj).
Hapat e procedurësAplikimi kryhet nga përfaqësuesi ligjor i subjektit ndaj të cilit është vendosur masa e sekuestros.
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin " Regjistrim të vendimeve/akte të gjykatës, zyrës përmbarimore ose autoriteteve të tjera publike (Individ)";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik, me të dhënat e nevojshme mbi subjektin;
- Ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Klikoni butonin “ Dërgo kodin e nënshkrimit;
- Vendosni kodin e nënshkrimit dhe kliko butonin “Nënshkruaj”
- Shqyrtimi i aplikimit bëhet nga nëpunësi i autorizuar i QKB-së;
- Pas vlerësimit të aplikimit merret vendimi nga nëpunësi i autorizuar (Pezullim/Miratim/ Refuzim);
- Përgjigja dërgohet tek subjekti aplikues, me email në mënyrë automatike nga sistemi dhe po ashtu tek ”Hapësira ime” në portalin e-Albania.
Kujdes: Aplikanti, duhet të jetë i pajisur me nënshkrim elektronik! Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitQKB-ja, pasi kryen verifikimet përkatëse, sipas nenit 54 të këtij ligji, kryen regjistrimin në regjistër dhe lëshon vërtetimin e kryerjes së regjistrimeve të tjera brenda një afati prej një dite nga data e paraqitjes së aplikim
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaAplikim për regjistrim të vendimeve / akte të gjykatës, zyrës përmbarimore ose autoriteteve të tjera publike (AL105046)