LinkButtonLinkButton

Regjistrim të vendimeve/akte të gjykatës, zyrës përmbarimore ose autoriteteve të tjera publike (Administratë)

Kontaktet
Tel:  +355 42 250 066
E-mail:  info.qkb@qkb.gov.al
Adresa:  Bulevardi “Zhan D’Ark”, Prona nr.33, Shtëpia e Ushtarakëve Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Regjistrim të vendimeve/akte të gjykatës, zyrës përmbarimore ose autoriteteve të tjera publike (Administratë)
Mbështetur në Ligjin Nr.9723, datë 03.05.2007, "Për Regjistrimin e Biznesit", i ndryshuar, neni 45, QKB-ja regjistron në regjistër dhe publikon, kryesisht ose me kërkesë nga çdo person i interesuar, vendimet gjyqësore për të dhënat e regjistruara ose veprimtarinë e subjektit. Shërbimi i ofrohet çdo autorizteti zyrtar (Ent Publik).

Dokumentacioni i nevojshëm
-Vendimi/akti i gjykatës, zyrës përmbarimore ose autoritetit përgjegjës. Kujdes: Dokumentacioni shoqërues duhet të jetë në format PDF; Madhësia e dokumenteve (file) që do të ngarkohen nuk duhet të jetë më e madhe se 5 MB; Emërtimi i dokumenteve (file) që ngarkohet nuk duhet të përmbajë simbole (‘, /, #, “, $, ë, ç etj).

Hapat e procedurës
- Tek opsioni “Hyr”, përzgjidhni mënyrën e identifikimit “Identifikimi i punonjësve qeveritarë (GOV)"; - Zgjidhni shërbimin " Regjistrim të vendimeve/akte të gjykatës, zyrës përmbarimore ose autoriteteve të tjera publike (Administratë)"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik, me të dhënat e nevojshme mbi subjektin; - Ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm; - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Klikoni butonin “Dërgo kodin e nënshkrimit"; - Vendosni kodin e nënshkrimit dhe kliko butonin “Nënshkruaj” - Shqyrtimi i aplikimit bëhet nga nëpunësi i autorizuar i QKB-së; - Pas vlerësimit të aplikimit merret vendimi nga nëpunësi i autorizuar (Pezullim/Miratim/ Refuzim); - Përgjigja dërgohet tek subjekti aplikues, me email në mënyrë automatike nga sistemi dhe po ashtu tek ”Hapësira ime” në portalin e-Albania; Kujdes: Aplikanti, duhet të jetë i pajisur me nënshkrim elektronik!

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
QKB-ja, pasi kryen verifikimet përkatëse, sipas nenit 54 të këtij ligji, kryen regjistrimin në regjistër dhe lëshon vërtetimin e kryerjes së regjistrimeve të tjera brenda një afati prej një dite nga data e paraqitjes së aplikimit.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Aplikim për regjistrim të vendimeve / akte të gjykatës, zyrës përmbarimore ose autoriteteve të tjera publike (AL105046)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin