LinkButtonLinkButton

Pensioni familjar

Kontaktet
E-mail:  kontakt@issh.gov.al
Adresa:  Rruga e Durrësit Nr. 83 Tiranë

Video udhëzuese
Pensioni familjar
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Pensioni familjar
Shërbimi elektronik " Pensioni familjar" mundëson publikimin online të të dhënave të pensionit familjar Baza ligjore: a) Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; b) Rregullore nr. 1, e ISSH-së, datë 19.10.2009 “Mbi administrimin dhe llogaritjen e pensioneve”. Kushtet e përfitimit: a) E veja, kur është: - Mbajtëse e një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç; - E paaftë për punë; - Ka mbushur moshën 55 vjeç. b) Burri i ve, kur është: - Mbajtës i një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç; - I paaftë për punë; - Ka mbushur moshën 60 vjeç. c) Jetimi që ishte në ngarkim të personit që vdiq dhe është nën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç, nëse studion ose është i paaftë për punë; d) Prindërit, kur kanë arritur moshën 65 vjeç ose janë të paaftë për punë, prindërit e prindërve, njerku e njerka, kur nuk kanë persona që detyrohen t’i mbajnë, nëse provohet se ata jetonin në të njëjtën familje me atë që vdiq, jo më pak se një vit para momentit të vdekjes dhe kanë arritur moshën 65 vjeç, ose janë të paaftë për punë; e) Nipërit e mbesat, kur janë në ngarkim të atij që vdiq dhe bënin pjesë në të njëjtën familje me të. Në këtë rast ata trajtohen si jetimë; f) I/e veja humbasin të drejtën për pension familjar kur martohen. Masa e përfitimit: Pensioni familjar është pjesë e pensionit që kishte ose i takonte të ndjerit/ës. a) Personi i/e ve, merr 50% të pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i/e ndieri/a, kur është i/e vetëm dhe për çdo pjestar tjetër merr 25%, me kusht që shuma e pensionit të mos kalojë 100% masën e tij; b) Kur e veja nuk është pjestare e pensionit familjar, dhe përfitues është vetëm një jetim, masa e pensionit për jetimin është 50% e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri; c) Kur e veja nuk është pjestare e pensionit familjar, dhe përfitues janë dy ose më shumë persona, masa e pensionit familjar për secilin prej tyre është 25%, por jo më shumë se 50% e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri; d) Shuma e një pensioni familjar nuk duhet të kalojë masën e pensionit që merrte ose do të merrte personi që vdes; e) Jetimi merr pension familjar edhe nëqoftëse prindi që jeton është i punësuar, është ekonomikisht aktiv ose merr një pension si të drejtë të tij. Në këtë rast masa e pensionit për çdo jetim ose person tjetër që përfiton është 25% e pensionit që i takonte të ndjerit, por jo më tepër se 50% e tij; f) Jetimi që humbet të dy prindërit merr një pension jetimi për sejcilin prej tyre; Kërkesën për vazhdimin e pensionit familjar, kur mbaron afati i pagesës, përfituesi e paraqet në ALSSH-në e vendbanimit, sipas gjendjes civile, duke i bashkangjitur dokumentacionin e kërkuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Pensioni familjar"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Konsultohuni me të dhënat e pensionit familjar.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Pensione familjare (AL112032)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin