Nëpërmjet këtij shërbimi elektronik mund të kryhet online aplikimi për mbyllje pensioni.
Baza ligjore:
a) Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
b) Udhëzimi nr. 2, i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), datë 05.10.2005 “Për llogaritjen dhe indeksimin e bazës së vlerësuar dhe pagës neto për efekt pensioni“;
c) Rregullore nr. 1, e ISSH-së, datë 19.10.2009 “Mbi administrimin dhe llogaritjen e pensioneve”;
Dokumentacioni i nevojshëm
Duke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si më poshtë:
Kur aplikon vetë personi:
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Fotokopje e Librezës së pensionit;
- Vërtetim nga subjekti, ku ka filluar punë;
Kur aplikon familjari i pensionistit:
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Certifikatë vdekje me shënimin: "Për sigurimet shoqërore" |
1. Fatura e shpenzimeve të varrimit |
2. Certifikatë vdekje me shënimin: "Shpenzime varrimi" |
2. Prokurë e posaçme |
3. Certifikatë vdekje me shënimin: "Dokument" |
3. Dëshmi trashëgimnie/Testament (kur pensionisti ka më tepër se një këst mujor pensioni pa tërhequr) |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për mbyllje pensioni"
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formën përkatëse për këtë kërkesë dhe dërgoni aplikimin.
- Dokumentet origjinale që i keni bashkëlidhur gjatë aplikimit duhet të dërgohen me postë pranë DRSSH përkatëse. Ju lutem mbani në konsideratë që zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit30 ditë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaMbyllje pensioni dhe pagesë për vdekje (AL112033)Mbyllje pensioni suplementar apo trajtimi i veçantë (AL112065)