Nëpërmjet këtij shërbimi elektronik mund të kryhet online aplikimi për rivlerësimin e masës së pensionit të invaliditetit (KMCAP), pra përfshin publikimin e të dhënave për KEMP-in e lidhur. Të dhënat e KEMP-it të lidhur do të shfaqen nëse konsumuesi i shërbimit ka KEMP te lidhur.
Baza ligjore:
- Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Udhëzimi nr. 2, i ISSH-së, datë 05.10.2005 “Për llogaritjen dhe indeksimin e bazës së vlerësuar dhe pagës neto për efekt pensioni“;
- Rregullore nr. 1, e ISSH-së, datë 19.10.2009 “Mbi administrimin dhe llogaritjen e pensioneve”;
- Rregullore e përbashkët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore, datë 30.05.2003 “Për organizimin, të drejtat, detyrat dhe funksionimin e Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMACP) të invalidëve“.
Shqyrtimi i kërkesës dhe rivlerësimi i KMCAP-it:
- Dokumentacioni i dorëzohet mjekut të ekspertizës, i cili pas verifikimit të nevojshëm njofton datën për të kaluar në KMCAP, ose i kthen mbrapsht dokumentet per pasaktësi;
- KMCAP në mbledhjen e tij shqyrton paraprakisht dokumentet, njofton dhe ekzaminon të sëmurin, merr vendimin përkatës jo në prani të tij, dhe kryetari i KMCAP-it ia komunikon zyrtarisht të sëmurit gojarisht dhe nëpërmjet vërtetimit tip;
- Kundër këtij vendimi i sëmuri ose invalidi mund të ankohet tek KMCAP-i epror.
Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në DRSSH përkatëse.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Epikrizë përcjellëse;
- Analizat dhe ekzaminimet e kryera gjatë kësaj periudhe;
- Vërtetim për llojin e punës (për invaliditet të pjesshëm);
- Fletë drejtimi e re;
Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për rivlerësimin e masës së pensionit të invaliditetit (KMCAP)"
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin përkatës dhe dërgoni aplikimin
- Dokumentet origjinale që i keni bashkëlidhur gjatë aplikimit duhet të dërgohen me postë pranë DRSSH përkatëse. Ju lutem mbani në konsideratë që zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit30 ditë
Periudha e vlefshmërisë1 vit
KostotPa pagesë
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaRikomisionimi në KMCAP-in Rajonal (AL084066)