Nëpërmjet këtij shërbimi elektronik mund të kryhet online aplikimi për pension shtetëror suplementar për personat me funksione kushtetuese.
Baza Ligjore:
Ligji Nr. 8097, datë 21.3.1996 "PËR PENSIONET SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PERSONAVE QË KRYEJNË
FUNKSIONE KUSHTETUESE DHE TË PUNONJËSVE TË SHTETIT"
Dokumentacioni i nevojshëm - Dokument i identifikimit të kërkuesit: kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t'u loguar në portalin e-Albania)
Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për pension shtetëror suplementar për personat me funksione kushtetuese"
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin përkatës dhe dërgoni aplikimin
Pasi të keni përdorur këtë shërbim elektronik, ju duhet të paraqiteni në zyrat e agjencive lokale për të dorëzuar dokumentet fizike të ngarkuara paraprakisht gjatë aplikimit.
Periudha e vlefshmërisë1 vit
KostotPa pagesë
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën Adisa