Ky shërbim elektronik ofron mundësinë e aplikimit online për shpërblim financiar nga statusi "Dëshmor i Atdheut".
Baza ligjore:
Ligji nr. 8607, datë 27.04.2000 “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, i ndryshuar.
Lloji i përfitimit:
Shpërblim mujor për familje.
Përfituesit:
Ky shpërblim iu jepet familjarëve të Dëshmorit të Atdheut. Në rrethin e familjarëve bëjnë pjesë: bashkëshorti/bashkëshortja, fëmijët nën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur kryejnë studimet e larta, prindërit bashkëjetues dhe personat nën kujdestari, sipas certifikatës së gjendjes familjare, në çastin e vdekjes së Dëshmorit të Atdheut.
Kushtet dhe masa e përfitimit:
Në rrethin e familjarëve bëjnë pjesë: bashkëshorti/bashkëshortja, fëmijët nën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur kryejnë studimet e larta, prindërit bashkëjetues dhe personat në kujdestari, sipas certifikatës së gjendjes familjare, në çastin e vdekjes së Dëshmorit të Atdheut;
Masa e shpërblimit mujor për familjen e “Dëshmorit të Atdheut” është 5 000 lekë.
Dokumentacioni i nevojshëm
Duke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Fotokopje e kartës së identitetit |
1. Vërtetim shkolle |
2. Certifikatë e vdekjes së dëshmorit |
|
3. Certifikatë e trungut familjar në çastin e vdekjes |
|
4. Certifikatë e trungut familjar |
|
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administrates.Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për shpërblim financiar nga statusi "Dëshmor i Atdheut"
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin përkatës dhe dërgoni aplikimin
- Dokumentet origjinale që i keni bashkëlidhur gjatë aplikimit duhet të dërgohen me postë pranë DRSSH përkatëse. Ju lutem mbani në konsideratë që zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit10 ditë
Periudha e vlefshmërisë1 vit
KostotPa pagesë
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaShpërblim financiar për familjet e dëshmorëve sipas ligjit nr. 8607, datë 27.04.2000, i ndryshuar (AL112093)