LinkButtonLinkButton

Aplikim për pension familjar

Kontaktet
E-mail:  kontakt@issh.gov.al
Adresa:  Rruga e Durrësit Nr. 83 Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për pension familjar
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Aplikim për pension familjar
Nëpërmjet këtij shërbimi elektronik mund të kryhet online aplikimi për pension familjar. Baza ligjore: a) Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; b) Rregullore nr. 1, e ISSH-së, datë 19.10.2009 “Mbi administrimin dhe llogaritjen e pensioneve”. Kushtet e përfitimit: a) E veja, kur është: -Mbajtëse e një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç; -E paaftë për punë; -Ka mbushur moshën 55 vjeç. b) Burri i ve, kur është: -Mbajtës i një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç; -I paaftë për punë; -Ka mbushur moshën 60 vjeç. c) Jetimi që ishte në ngarkim të personit që vdiq dhe është nën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç, nëse studion ose është i paaftë për punë; d) Prindërit, kur kanë arritur moshën 65 vjeç ose janë të paaftë për punë, prindërit e prindërve, njerku e njerka, kur nuk kanë persona që detyrohen t’i mbajnë, nëse provohet se ata jetonin në të njëjtën familje me atë që vdiq, jo më pak se një vit para momentit të vdekjes dhe kanë arritur moshën 65 vjeç, ose janë të paaftë për punë; e) Nipërit e mbesat, kur janë në ngarkim të atij që vdiq dhe bënin pjesë në të njëjtën familje me të. Në këtë rast ata trajtohen si jetimë; f) I/e veja humbasin të drejtën për pension familjar kur martohen. Masa e përfitimit: Pensioni familjar është pjesë e pensionit që kishte ose i takonte të ndjerit/ës. a) Personi i/e ve, merr 50% të pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i/e ndieri/a, kur është i/e vetëm dhe për çdo pjesëtar tjetër merr 25%, me kusht që shuma e pensionit të mos kalojë 100% masën e tij; b) Kur e veja nuk është pjesëtare e pensionit familjar, dhe përfitues është vetëm një jetim, masa e pensionit për jetimin është 50% e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri; c) Kur e veja nuk është pjesëtare e pensionit familjar dhe përfitues janë dy ose më shumë persona, masa e pensionit familjar për secilin prej tyre është 25%, por jo më shumë se 50% e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri; d) Shuma e një pensioni familjar nuk duhet të kalojë masën e pensionit që merrte ose do të merrte personi që vdes; e) Jetimi merr pension familjar edhe në qoftë se prindi që jeton është i punësuar, është ekonomikisht aktiv ose merr një pension si të drejtë të tij. Në këtë rast masa e pensionit për çdo jetim ose person tjetër që përfiton është 25% e pensionit që i takonte të ndjerit, por jo më tepër se 50% e tij; f) Jetimi që humbet të dy prindërit merr një pension jetimi për secilin prej tyre; Kërkesën për vazhdimin e pensionit familjar, kur mbaron afati i pagesës, përfituesi e paraqet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore ALSSH-në e vendbanimit, sipas gjendjes civile, duke i bashkangjitur dokumentacionin e kërkuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Duke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Certifikatë vdekjeje (të jetë shënuar shkaku i vdekjes) 1. Librezë Pune
2. Certifikatë familjare 2. Diploma e shkollës së lartë
3. Certifikatë lindjeje personale të fëmijëve përfitues 3. Vërtetim nga qendra e fundit e punës
4. Vërtetim për periudhën e Shërbimit të Detyrueshëm Ushtarak 4. Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut që nga viti 1994 deri në momentin e lënies së punës
5. Certifikatë martese (e detyrueshme vetëm për femrat) 5. Vërtetim nga shkolla kur fëmija është mbi 18 – 25 vjet
6. Vërtetim i pagesës së papunësisë (asistencë)
7. Vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë
8. Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij
9. Vërtetim për Pagesën kalimtare (si ushtarak)
10. Vërtetim për ushtrim të aktivitetit privat (për i/e ve)
11. Vërtetim për pagesën e energjisë elektrike
12. Dëshmi penaliteti – vërtetim i gjendjes gjyqësore
13. Vërtetim nga gjendja civile, në rastet e ndryshimit të gjeneraliteteve
14. Vërtetim nga dega e tatim-taksave për pjestarët që janë në ngarkim
15. Vërtetim nga zyra e punës si punëkërkues
16. Vërtetim nga Bashkia/Komuna që i ndjeri ka bashkëjetuar me përfituesin
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administrates.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për pension familjar" - Klikoni butonin "Përdor" - Plotësoni formularin përkatës dhe dërgoni aplikimin - Dokumentet origjinale që i keni bashkëlidhur gjatë aplikimit duhet të dërgohen me postë pranë DRSSH përkatëse. Ju lutem mbani në konsideratë që zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
60 ditë

Periudha e vlefshmërisë
1 vit

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Pensione familjare (AL112032)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin