Nëpërmjet këtij shërbimi elektronik mund të kryhet online aplikimi për pension invaliditeti në Komisionin Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP).
Personi që bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe ka gjymtime të forta e dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin), ka të drejtë të marrë pension invaliditeti.
1. Baza ligjore:
- Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Udhëzimi nr. 2, i ISSH-së, datë 05.10.2005 “Për llogaritjen dhe indeksimin e bazës së vlerësuar dhe pagës neto për efekt pensioni“;
- Rregullore nr. 1, e ISSH-së, datë 19.10.2009 “Mbi administrimin dhe llogaritjen e pensioneve”;
- Rregullore e përbashkët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), datë 30.05.2003 “Për organizimin, të drejtat, detyrat dhe funksionimin e Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë të invalidëve“.
2. Kriteret mjekësore për caktimin e aftësisë në punë të invalidëve:
Në vartësi të shkallës së humbjes të aftësisë për punë, sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, invaliditeti klasifikohet në tri grupe:
- Invaliditet i pjesshëm, kur personi i siguruar humbet aftësinë për punë në profesionin apo punën e tij të fundit, por mund të kryejë punë të tjera sipas përcaktimit të vendimit të KMCAP-it;
- Invaliditet i plotë, kur personi i siguruar bëhet i paaftë për çdo punë;
- Invaliditet i plotë në kushtet e nevojës për kujdestari.
3. Kushtet e përfitimit:
- Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror.
- Personi, që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti;
- Personi që përfiton pension për invaliditet, kur plotëson moshën ka të drejtë të kërkojë pension pleqërie, nëse ky do të jetë më i favorshëm për të.
Dokumentacioni i nevojshëmDuke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Certifikatë Familjare |
1. Librezë Pune |
2. Vërtetim nga Prokuroria (për fillim procedimi penal në rast të një aksidenti në punë për shkak të detyrës) |
2. Vërtetim për llojin e punës (për invaliditetin e pjeshëm) |
3. Vërtetim për periudhën e Shërbimit të Detyrueshëm Ushtarak |
3. Diploma e shkollës së lartë |
4. Certifikatë Martese (E detyrueshme vetëm për femrat) |
4. Vërtetim nga qendra e fundit e punës |
5. Vërtetim i pagës së papunësisë (asistencë) |
5. Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut që nga viti 1994 deri në momentin e lënies së punës |
6. Vendim gjykate për njohje vjetërsie pune |
6. Fletë Drejtimi për KMCAP |
7. Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij |
7. Fletë Dalje Spitali |
8. Dëshmi penaliteti - vërtetim i gjëndjes gjyqësore |
8. Ekzaminime të veçanta |
9. Vërtetim për Pagesën kalimtare (si ushtarak) |
9. Analiza mjekësore |
10. Vërtetim për ushtrim të aktivitetit privat |
10. Proces Verbal i Aksidentit në Punë |
11. Vërtetim për pagesën e energjisë elektrike |
|
12. Deklaratë për kompensimin e energjisë |
|
13. Vërtetim nga gjendja civile, në rastet e ndryshimit të gjeneraliteteve |
|
14. Vërtetim për pagesën e paaftësisë së përkohshme |
|
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për pension invaliditeti (KMCAP)"
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin përkatës dhe dërgoni aplikimin
- Dokumentet origjinale që i keni bashkëlidhur gjatë aplikimit duhet të dërgohen me postë pranë DRSSH përkatëse. Ju lutem mbani në konsideratë që zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit90 ditë
Periudha e vlefshmërisë1 vit
KostotPa pagesë
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaPension invaliditeti i plotë (AL112031)