LinkButtonLinkButton

Aplikim për pension pleqërie, suplementar pilot, suplementar lundrues i nëndetëseve apo suplementar për akademik

Kontaktet
E-mail:  kontakt@issh.gov.al
Adresa:  Rruga e Durrësit Nr. 83 Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për pension pleqërie, suplementar pilot, suplementar lundrues i nëndetëseve apo suplementar
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Aplikim për pension pleqërie, suplementar pilot, suplementar lundrues i nëndetëseve apo suplementar për akademik
Ky shërbim elektronik ju ofron mundësinë për të aplikuar online për përfitimet si më poshtë vijon: -Pleqërie, në zbatim të neneve 31, 32, 92, 95, te Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 -Suplementar shtetëror pleqërie, në zbatim të nenit 10,11, të Ligjit nr. 8097, datë 21.03.1996 -Suplementar pleqërie si ushtarak, në zbatim të nenit 16, të Ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009 -Suplementar pleqërie si pilot, në zbatim të nenit 4, të Ligjit nr. 9361, datë 29.07.2003 -Suplementar pleqërie si lundrues i nëndetëseve, në zbatim të nenit 4, të Ligjit nr.9362,datë 24.03.2005 -Suplementar pleqërie për titull shkencor akademik, në zbatim të nenit 6, Ligjit nr.10139,datë 15.05.2009 -Pension pleqërie si minator i nëntokës, në zbatim të nenit 3, të Ligjit nr. 150/2014 -Pension invaliditeti për shkak të detyrës, në zbatim të Ligjit nr. 29, datë 23.05.2019 -Pension social -Kompensime për personat në ngarkim Baza ligjore: Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Kushtet e përfitimit: a) Personat që kanë moshën dhe periudhat e sigurimit, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pleqërisë sipas tabelës së mëposhtme: Shkarko në PDF Tabelën e moshës së daljes në pension pleqërie Shkarko në PDF Tabelën e pagave referuese para vitit 1994 b) Nënat që kanë lindur 6 ose më shumë fëmijë, të cilët janë mbi 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet periudhë sigurimi. Masa e pensionit të pleqërisë: -Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social; -Shtesa do të jetë 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë historisë së tij kontributive; -Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

Dokumentacioni i nevojshëm
Duke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Certifikatë familjare 1. Librezë pune
2. Vërtetim për periudhën e Shërbimit të Detyrueshëm Ushtarak 2. Diploma e shkollës së lartë
3. Certifikatë Martese (E detyrueshme për femrat) 3. Vendim gjykate për njohje vjetërsie pune
4. Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij
5. Dëshmi penaliteti - vërtetim i gjendjes gjyqësore
6. Certifikatë lindje e fëmijëve (për nënat me shumë fëmijë)
7. Certifikatë vdekje për fëmijë (për nënat me shumë fëmijë)
8. Vërtetim për Pagesën kalimtare si ushtarak
9. Vërtetim për ushtrim të aktivitetit privat
10. Vërtetim si kërkues pune
12. Vërtetim për pagesën e energjisë elektrike
13. Vërtetimi i pagës së papunësisë (asistencë)
14. Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut
që nga viti 1994 deri në momentin e lënies së punës
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administrates.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për pension pleqërie, suplementar pilot, suplementar lundrues i nëndetëseve apo suplementar për akademik" - Klikoni butonin "Përdor"; - Përzgjidhni llojin e pensionit për të cilën do të parashtroni kërkesën për përfitim; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi periudhat e punësimit, marrëdhëniet financiare si dhe përfitimeve të tjera të nevojshme; - Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit. - Dokumentet origjinale që i keni bashkëlidhur gjatë aplikimit duhet të dërgohen me postë pranë DRSSH përkatëse. Ju lutem mbani në konsideratë që zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
45 ditë

Periudha e vlefshmërisë
1 vit

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin