LinkButtonLinkButton

Aplikimi për Leje Ndërtimi (e-Lejet)

Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Fastech shpk
Aplikimi për Leje Ndërtimi (e-Lejet)
Ky shërbim elektronik ofron mundësinë e aplikimit online për leje ndërtimi nëpërmjet portalit e-Albania për llojet e mëposhtme të lejeve: • Aplikim për lëshimin e një leje zhvillimi: - Për leje zhvillimi për vendimmarrjen e të cilave është përgjegjës Këshilli Kombëtar i Territorit klikoni; - Për leje zhvillimi pranë Njësive të Qeverisjes Vendore; • Aplikim për lëshimin e një leje ndërtimi sipas kategorisë duke përfshirë leje për një ndërtim të ri, prishje ndërtimi apo shtesë në ndërtimin ekzistues: - Për leje ndërtimi për ndërtime të reja apo shtesa, me sipërfaqe të përgjithshme deri në 250 m2 pranë Njësive të Qeverisjes Vendore; - Për leje ndërtimi për vendimmarrjen e të cilave është përgjegjës Këshilli Kombëtar i Territorit; - Për leje ndërtimi pranë Njësive të Qeverisjes Vendore; - Për leje për prishje ndërtimi pranë Njësive të Qeverisjes Vendore; • Kërkesë për lëshimin e deklaratës paraprake për kryerje punimesh; • Kërkesë për shtyrje të afatit të lejes së ndërtimit: - Për kërkesë për shtyrje të afatit të lejes së ndërtimit në Këshillin Kombëtar të Territorit; - Për kërkesn për shtyrje të afatit të lejes së ndërtimit pranë Njësive të Qeverisjes Vendore; • Aplikim për lëshimin e lejes për rishikimin e kushteve të Iejes së ndërtimit; • Aplikim për lëshimin e lejes për ndryshimin e aktiviteteve dhe/ose funksioneve të njësisë individuale; • Kërkesë për lëshimin e certifikatës së përdorimit; • Aplikim për ndryshimin e subjektit të lejes së ndërtimit: - Për aplikim për ndryshimin e subjektit të lejes së ndërtimit në Këshillin Kombëtar të Territorit; - Për aplikimi për ndryshimin e subjektit të lejes së ndërtimit pranë Njësive të Qeverisjes Vendore. Për çdo fazë në të cilën do të kalojë aplikimi, ju do të njoftoheni automatikisht me anë e-mail-it, si dhe do të mund të shihni statusin e aplikimit tuaj nëpërmjet shërbimit te gjurmueshmërisë. Për paqartësi lidhur me aplikimin në sistemin e e-lejeve, mund të kontaktoni me e-mail në eleje@akshi.gov.al ose Info.eleje@azht.gov.al

Dokumentacioni i nevojshëm
Lista e dokumenteve shoqëruese ndryshon në varësi lejes që aplikohet. Kujdes: -Dokumentacioni shoqërues duhet të jetë në format PDF ose DWG

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikimi për Leje Ndërtimi (e-Lejet)"; - Klikoni butonin"Përdor"; - Për të krijuar një aplikim të ri klikoni "Aplikim i ri"; - Plotësoni fushat e kërkuara në formular dhe ngarkoni dokumentacionin shoqërues të nevojshëm; - Pasi të zgjidhni mënyrën e pagesës, mund të shkarkoni mandatin e pagesës me të cilin mund të paraqiteni në bankë për të kryer pagesën e tarifës ose për të vijuar me pagesën online duke klikuar butonin “Pagesë online”; - Nëse zgjidhni "Pagesë online" mund të vijoni me mënyrën e pagesës përmes kanalit bankar dhe në hapat e ardhshëm zgjidhni bankën nga e cila do të bëni pagesën, tek e cila duhet të keni llogarinë tuaj. (Aktualisht është e ndërlidhur Banka Kombëtare Tregtare); - Vijoni me ndjekjen e udhëzimeve deri në finalizimin e urdhërpagesës; - Më pas duhet të vijoni me kryerjen e pagesës në aplikacionin bankar të shkarkuar në telefonin tuaj; Urdhërpagesa është e vlefshme për t'u paguar brenda 24h;

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin