Shërbimi elektronik "Aplikim për pajisje me certifikatë pronësie e mjetit rrugor në rast humbje apo vjedhje" u mundëson qytetarëve dhe bizneseve të aplikojnë online për të marrë certifikatën e pronësisë së mjeteve që ata zotërojnë, duke pasur mundësinë edhe të kryerjes së pagesës online për tarifën përkatëse.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për pajisje me certifikatë pronësie e mjetit rrugor në rast humbje apo vjedhje”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Zgjidhni mjetin për të cilin do të aplikoni për certifikatë pronësie dhe klikoni butonin "Apliko";
- Kryeni pagesën e aplikimit, duke ndjekur hapat për të kryer pagesën online;
- Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë;
- Pasi të keni përfunduar me sukses aplikimin dhe pagesën online nga portali e-Albania, do të njoftoheni për t'u paraqitur pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor për të tërhequr certifikatën e pronësisë së mjetit tuaj.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitJu do të pajiseni me certifikatën e pronësisë brenda pak minutash pas paraqitjes pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Periudha e vlefshmërisëPa afat
Kostot2000 lekë
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaPajisje me certifikatë pronësie e mjetit rrugor në rast humbje apo vjedhje (AL092023)