LinkButtonLinkButton

Vërtetim i pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi

Kontaktet
E-mail:  kontakt@issh.gov.al
Adresa:  Rruga e Durrësit Nr. 83 Tiranë

Video udhëzuese
Vërtetimi i pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Vërtetim i pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi
Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të marrin online me vulë elektronike, vërtetimin për pagesën e kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi. Mbështetur në Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në VKM nr. 77, datë 28.01.2015, "Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor", të ndryshuar, personi që futet në skemën e detyruar të sigurimit shoqëror për t’u siguruar si i/e vetëpunësuar në bujqësi, duhet të plotësojë këto kushte: - Të ketë mbushur moshën 16 vjeç; - Të jetë i/e aftë për punë; - Çdo person mund të sigurohet deri në mbushjen e moshës për pension; - Nuk duhet të jetë i siguruar nga punësimi në sektorë të tjerë; - I/e vetëpunësuari/a në bujqësi duhet: - Të banojë në të njëjtin nënqark ku ka tokën bujqësore në pronësi ose në përdorim, dhe të zhvillojë veprimtari bujqësore e blegtorale; - Të banojë në fshat, megjithëse tokën mund ta ketë në nënqarkun fqinjë

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin " Vërtetim i pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi"; - Klikoni butonin "Përdor" për të parë dhe shkarkuar vërtetimin e pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi, me vulë elektronike. Vërtetimin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Kontributet për sigurimet shoqërore (AL112052)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin