Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për pension shtetëror suplementar i personave me titull shkencor, në bazë të:
Ligjit nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për Pensionet Shtetërore Suplementare të Punonjësve të Universiteteve, Shkollave të Larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, që anë tituj shkencorë”.
Personat përfitues:
Sipas këtij Ligji, përfitojnë pensione suplementare shtetërore, si të ardhura shtesë mbi përfitimet që jepen sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, i ndryshuar, personat të cilët:
- deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të kenë gëzuar titullin shkencor “Profesor”, “Profesor i asociuar” (“Drejtues kërkimesh”, “Mjeshtër kërkimesh”), sipas Vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademikë të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës;
- pas hyrjes në fuqi të Ligjit, të kenë gëzuar titullin shkencor “Profesor”, “Profesor i asociuar” (“Drejtues kërkimesh”, “Mjeshtër kërkimesh”), sipas Vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademikë të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës dhe të kenë derdhur kontribut suplementar, duke qenë në marrëdhënie pune me universitetet, shkollat e larta, Qendrën e Studimeve Albanologjike, Akademinë e Shkencave dhe me të gjitha institucionet e tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë.
Kontributet suplementare paguhen në fondin e sigurimit suplementar shtetëror.
Masa e tyre është:
- 3,5% e pagës bruto mujore, për të punësuarit në institucione publike;
- 7% e pagës bruto mujore, për të punësuarit në institucione jopublike.
Lloji i përfitimit:
Pension suplementar pleqërie.
Kushtet dhe masa e përfitimit:
- Personat që përfshihen në grupin e parë dhe të dytë të pikave 5 dhe 6, të nenit 2, të kenë plotësuar kriteret për marrjen e pensionit të pleqërisë, sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, të ndryshuar;
- Masa e pensionit suplementar është 1,3% e pagës referuese për çdo periudhë njëvjeçare të ushtrimit të titullit “Profesor” dhe 1,1% e pagës referuese për çdo periudhë njëvjeçare të ushtrimit të titullit “Asistent profesor”;- Shuma e këtij pensioni suplementar, bashkë me përfitimet nga Ligji nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nuk mund të jetë më e madhe se 4 pensione bazë pleqërie, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993;
- Masa e pensionit suplementar nuk mund të jetë në asnjë rast më e vogël se 6% e pagës referuese;
- Masa e pensionit suplementar fillestar, për personat që nuk kanë kontribuar, nuk mund të jetë më shumë se 50% e pensionit të pleqërisë, të përfituar sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumentet që dorëzohen nga vete personi:
-Fotokopje e letërnjoftimit elektronik ose certifikata personale
-Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së titullit
Dokumentet që plotesohen nga institucionet:
-Vërtetim i pagës referuese
-Vërtetim për përiudhën e shërbimit
Dokumentet që përgatiten nga strukturat e sigurimeve shoqërore:
-Vërtetim për përfitim nga Ligji nr.7703, datë 11.05.1993 (i ndryshuar)
-Vërtetim për përfitime të tjera
Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për pension shtetëror suplementar i personave me titull shkencor"
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin përkatës
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitPasi të keni kryer aplikimin online për pension suplementar për akademikët, ju duhet të paraqiteni në zyrat e agjencive lokale për të dorëzuar dokumentet
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën Adisa