LinkButtonLinkButton

Kërkesë për trajtim të veçantë financiar për pilotët fluturues në pension

Kontaktet
E-mail:  kontakt@issh.gov.al
Adresa:  Rruga e Durrësit Nr. 83 Tiranë
Kërkesë për trajtim të veçantë financiar për pilotët fluturues në pension
Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për trajtim të veçantë financiar për pilotët fluturues në pension, sipas Ligjit Nr. 9128, datë 29.07.2003 (ndryshuar me ligjin nr. 10135, datë 11.05.2009). Personat përfitues: Sipas këtij Ligji, përfitojnë pilotët ushtarakë që kanë fluturuar me avionë reaktivë dhe me helikë dhe bordi avion-drejtues i tyre, si dhe pilotët dhe teknikët fluturues të Njësisë së Transportit Mjekësor me helikopter. Lloji i përfitimit: Trajtim i veçantë financiar në shtesë të pensionit të pleqërisë. Kushtet e përfitimit: - Pilotët duhet të kenë plotësuar kushtet për pension pleqërie dhe të kenë fluturuar: - Me avionë reaktivë jo më pak se 8,5 vjet kalendarikë; - Me avionë me helikë jo më pak se 12,5 vjet kalendarikë; - Jo më pak se 15 vjet vjetërsi në shërbim për funksionet aviondrejtues fluturues, qitës-radist, radist, teknik, fluturues bordi. Masa e përfitimit: - 50% e pagës referuese që ka pasur përfituesi në çastin e daljes në rezervë, lirim ose pension pleqërie, kur piloti ka fluturuar me avionë reaktivë jo me pak se 12,5 vjet kalendarike dhe kur piloti ka fluturuar me avionë me helikë jo më pak se 16,5 vjet kalendarikë; - 35% të pagës referuese që ka pasur përfituesi në çastin e daljes në rezervë, lirim ose pension pleqërie kur piloti ka fluturuar me avionë reaktivë jo më pak se 8,5 vjet kalendarike dhe kur piloti ka fluturuar me avionë me helikë jo më pak se 12,5 vjet kalendarikë; - 25% të pagës referuese që ka pasur përfituesi në çastin e daljes në rezervë, lirim ose pension pleqërie, për funksionet avion drejtues fluturues, qitës-radist, radist, teknik, fluturues bordi, me jo më pak se 15 vjet vjetërsi në shërbim, pavarësisht nga koha e daljes në pension; Shuma e pensionit të plotë të pleqërisë plus masën e trajtimit të veçantë financiar, sipas këtij Ligji, nuk mund të jetë më e madhe se 50% e pagës referuese të pilotit fluturues, kur ka dalë në rezervë, lirim ose në pension pleqërie.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti: - Fotokopje të letërnjoftimit elektronik ose certifikatë personale Dokumentet që sigurohen nga nëpunësit e administratës: -Vërtetim i pagës referuese për efekt të përfitimit -Vërtetim për periudhën e shërbimit Dokumentet që përgatiten nga strukturat e sigurimeve shoqërore: -Vërtetim për përfitim nga Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 (i ndryshuar). -Vërtetim për përfitime të tjera.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania - Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për trajtim të veçantë financiar për pilotët fluturues në pension" - Klikoni butonin "Përdor" - Plotësoni formularin përkatës

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin