“Kërkesë për trajtim të veçantë financiar për efektivët lundrues në pension” është një shërbim elektronik,i cili u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për trajtim të veçantë financiar për efektivët lundrues në pension sipas Ligjit 9361, datë 24.03.2005 (i ndryshuar).
Baza ligjore:
- Ligji nr. 9361, datë 24.03.2005 “Për një Trajtim të Veçantë Financiar të Efektivave Oficerë dhe Nënoficerë Lundrues të Nëndetëseve dhe Polumbarëve të Forcave Detare në Pension”.
Personat përfitues:
- Sipas këtij Ligji përfitojnë efektivat oficerë dhe nënoficerë lundrues të nëndetëseve e të polumbarëve të forcave detare.
Lloji i përfitimit:
- Trajtim i veçantë financiar në shtesë të pensionit të pleqërisë.
Kushtet e përfitimit:
- Efektivat lundrues oficerë dhe nënoficerë lundrues të nëndetëseve e të polumbarëve të forcave detare, të kenë plotësuar kushtet për pension pleqërie dhe të kenë shërbyer jo më pak se 7 vite kalendarike.
Masa e përfitimit:
- 50% e pagës referuese, kur keni shërbyer jo më pak se 12,5 vite kalendarike;
- 30% e pagës referuese, kur keni shërbyer jo më pak se 10 vite kalendarike;
- 20% e pagës referuese, kur keni shërbyer jo më pak se 7 vite kalendarike;
Shuma e pensionit të plotë të pleqërisë plus masën e trajtimit të veçantë financiar, nuk mund të jetë më e madhe se 50% e pagës referuese të oficerit dhe nënoficerit të nëndetëses dhe të polumbarit, në çastin që i ka lindur e drejta për këtë përfitim.
Dokumentacioni i nevojshëm Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
-Fotokopje të letërnjoftimit elektronik ose certifikatë personale
Dokumentet që sigurohen nga nëpunësit e administratës:
-Vërtetim i pagës referuese për efekt të përfitimit
-Vërtetim për periudhën e shërbimit
Dokumentet që përgatiten nga strukturat e sigurimeve shoqërore:
-Vërtetim për përfitim nga Ligji Nr. 7703, datë 11.05.1993 (i ndryshuar).
-Vërtetim për përfitime të tjera
Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për trajtim të veçantë financiar për efektivët lundrues në pension"
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin përkatës
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën Adisa