“Kërkesë për pension shtetëror suplementar për personat me funksione kushtetuese” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për pension shtetëror suplementar për personat me funksione kushtetuese në bazë të:
Neni 5, i Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
VKM nr. 429, datë 12.09.2002 “Për kushtet e përfitimit, shumën dhe procedurat e dhënies së pensioneve të posaçme shtetërore dhe të shtesave të pensioneve të posaçme shtetërore”.
Kushtet e përfitimit:
Pensionin e posaçëm shtetëror e përfitojnë ata persona që:
-Kanë marrë pjesë në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, në lëvizjet popullore, në Luftën kundër pushtuesve nazifashistë brenda dhe jashtë Shqipërisë, në mbrojtjen e kufirit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Shqipërisë, në lëvizjen demokratike dhe që kanë merita të veçanta;
-Kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës;
-Kanë vuajtur nga persekutimi politik nën rregjimin komunist.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumentet që dorëzohen nga kërkuesi:
- Certifikatë personale
- Certifikatë familjare
- Deklaratë individuale për gjendjen e punësimit
- Vërtetim shkolle (për çdo vit shkollor)
Dokumentet që plotësohen nga institucionet:
- Vërtetim i pagës referuese për efekt të përfitimit shtetëror suplementar
- Vërtetim për periudhën e shërbimit në funksion apo detyrë
Dokumentet që përgatiten nga strukturat e sigurimeve shoqërore:
- Vërtetim nëse personi trajtohet me përfitim nga Ligji nr. 7703
Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për pension shtetëror suplementar për personat me funksione kushtetuese"
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin përkatës
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit30 ditë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaPension suplementar shtetëror nga ligji nr. 8097, datë 21.03.1996 i ndryshuar (AL112082)