Shërbimi elektronik “Aplikim për çregjistrim të përhershëm mjeti” u mundëson zotëruesve të automjeteve të aplikojnë online për çregjistrim të përhershëm të mjetit si dhe të kryejnë online pagesën përkatëse për aplikimin. Çregjistrimi i mjeteve rrugore kryhet në zbatim të Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar, VKM Nr. 153, datë 07.04.2000 "Për Miratimin e Rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar dhe Udhëzimit Nr.01, datë 18.01.2012 "Mbi Dokumentacionin e Qarkullimit dhe Regjistrimit të Mjeteve Rrugore me Motor dhe Rimorkiove të Tyre", i ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që duhet të dorëzoni në sportelet e drejtorive rajonale:
- Leja e qarkullimit të mjetit
- Targat e mjetit
- Certifikatë pronësie
- Vërtetim RBS (Regjistri i Barrës Siguruese)
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar ose subjekt në portal
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për çregjistrim të përhershëm mjeti"
- Klikoni butonin "Përdor"
- Aplikoni për çregjistrimin e përhershëm të mjetit
- Kryeni pagesën e aplikimit, duke ndjekur hapat për të kryer pagesën online.
- Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë
- Paraqituni pranë sporteleve të drejtorive rajonale për dorëzimin e dokumenteve.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit66 ditë pune
Periudha e vlefshmërisëPa afat
Kostot600 lekë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaÇregjistrim i përhershëm i mjetit rrugor (AL092020)