LinkButtonLinkButton

Aplikim për çregjistrim të përkohshëm mjeti

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Aplikim për çregjistrim të përkohshëm mjeti
Shërbimi elektronik “Aplikim për çregjistrim të përkohshëm mjeti” u mundëson zotëruesve të automjeteve të aplikojnë online për çregjistrim të përkohshëm të mjetit, si dhe të kryejnë online pagesën përkatëse të aplikimit. Çregjistrimi i mjeteve rrugore kryhet në zbatim të Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar, VKM Nr. 153, datë 07.04.2000 "Për Miratimin e Rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar dhe Udhëzimit Nr.01, datë 18.01.2012 "Mbi Dokumentacionin e Qarkullimit dhe Regjistrimit të Mjeteve Rrugore me Motor dhe Rimorkiove të Tyre", i ndryshuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që duhet të dorëzoni në sportelin e drejtorive rajonale: - Leja e qarkullimit të mjetit - Targat e mjetit

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portal - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për çregjistrim të përkohshëm mjeti" - Klikoni butonin "Përdor" - Aplikoni për çregjistrim të përkohshëm mjeti - Kryeni pagesën e aplikimit, duke ndjekur hapat për të kryer pagesën online. - Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë - Paraqituni pranë sportelit të drejtorive rajonale për dorëzimin e dokumenteve përkatëse

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
66 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
1000 lekë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Çregjistrim i përkohshëm i mjetit rrugor (AL092021)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin