LinkButtonLinkButton

Aplikim për leje qarkullimi ndërkombëtare

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani " Nr.10,Tiranë Tiranë
Aplikim për leje qarkullimi ndërkombëtare
“Aplikim për leje qarkullimi ndërkombëtare” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve/bizneseve të aplikojnë online, si dhe të kryejnë online pagesën përkatëse të aplikimit për pajisjen me leje qarkullimi ndërkombëtare. Leja qarkullimit ndërkombëtare është dokument që pajisen zotëruesit e mjeteve për të qarkulluar jashtë shtetit. Në të janë shënuar zotëruesi dhe treguesit teknik të mjetit, sipas kërkesave të konventës së Vienës. Baza ligjore: - Kodit Rrugor, neni 135 - Konventa e Vienës e vitit 1968

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti - Leja e qarkullimit kombëtare

Hapat e procedurës
Për të marrë shërbimin: - Regjistrohuni si qytetar ose si biznes në portal - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për leje qarkullimi ndërkombëtare" - Klikoni butonin "Përdor" - Aplikoni për leje qarkullimi ndërkombëtare - Kryeni pagesën e aplikimit, duke ndjekur hapat për të kryer pagesën online. - Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë - Paraqituni pranë sporteleve të drejtorive rajonale për dorëzimin e dokumenteve përkatëse dhe për tërheqjen e lejes.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë pas paraqitjes në sportelin e DPSHTRR-së.

Periudha e vlefshmërisë
3 vjet

Kostot
500 lekë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Pajisje me leje qarkullimi ndërkombëtare (AL091029)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin