LinkButtonLinkButton

Certifikatë pronësie e mjetit

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë
Certifikatë pronësie e mjetit
“Certifikatë pronësie e mjetit” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve dhe bizneseve të shohin online certifikatën e pronësisë së mjeteve që ata zotërojnë. Baza Ligjore: - Ligji nr. 8378, date 22.07.1998, Kodi Rrugor (i ndryshuar) - VKM nr. 153, date 04.07.2000, Rregullore në zbatim të Kodit (i ndryshuar)

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
Për të marrë shërbimin online: - Regjistrohuni si qytetar ose si biznes në portal - Zgjidhni shërbimin "Publikimi i certifikatës së pronësisë së mjetit” - Klikoni butonin" Përdor" -Zgjidhni mjetin për të cilin dëshironi të shikoni certifikatën e pronësisë dhe klikoni butonin "Zgjidh" përkrah tij.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot


Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Pajisje me certifikatë pronësie e mjetit rrugor në rast humbje apo vjedhje (AL092023)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin