LinkButtonLinkButton

Gjobat e kontrollit teknik vjetor të automjeteve

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Gjobat e kontrollit teknik vjetor të automjeteve
Shërbimi elektronik “Gjobat e kontrollit teknik vjetor të automjeteve” u mundëson qytetarëve dhe bizneseve të shikojnë online gjobat e kontrollit teknik vjetor të automjeteve në pronësi të tyre dhe t'i paguajnë ato online. Baza ligjore: - Ligji nr. 8378, datë 22.07.1998, "Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar; - Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 153, datë 04.07.2000,"Për miratimin e Rregullores së zbatimit të kodit rrugor të Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Gjobat e kontrollit teknik vjetor të automjeteve"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Klikoni butonin "Zgjidh" në listën e automjeteve tuaja për të parë gjobat e kontrollit teknik vjetor për secilin automjet të zgjedhur; - Në rast se do të kryeni pagesën online, klikoni butonin "Paguaj" dhe ndiqni hapat për të kryer pagesën; - Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin