Shërbimi elektronik “Konfirmim për gjendjen aktive të mjetit" u mundëson qytetarëve dhe bizneseve të shohin online statusin aktiv të mjetit, si dhe detyrimet apo bllokimet e mjeteve që zotërojnë, dhe të gjenerojnë dokumentin me vulë elektronike me vlefshmëri të plotë ligjore.
Baza Ligjore:
- Ligji nr. 8378, datë 22.07.1998, "Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar;
- Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 153, datë 04.07.2000, "Për miratimin e Rregullores së zbatimit të kodit rrugor të Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar;
- Ligji nr. 9975, datë 28.07.2008 "Për taksat kombëtare", i ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Konfirmim për gjendjen aktive të mjetit";
- Klikoni butonin "Përdor" dhe do t'ju shfaqen mjetet që keni në pronësi;
- Klikoni butonin "Zgjidh" për të parë statusin aktiv të një mjeti si edhe detyrimet apo bllokimet e tij;
- Klikoni butonin "Shkarko" për të gjeneruar dokumentin me vulë elektronike.
Dokumentin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaKonfirmime të ndryshme për mjetin/ Vërtetim mbi mjetin për jashtë shtetit (AL093003)