LinkButtonLinkButton

Aplikim për regjistrimin fillestar të personit fizik

Kontaktet
Tel:  +355 42 250 066
E-mail:  info.qkb@qkb.gov.al
Adresa:  Bulevardi “Zhan D’Ark”, Prona nr.33, Shtëpia e Ushtarakëve Tiranë
Aplikim për regjistrimin fillestar të personit fizik
Shërbimi elektronik i regjistrimit fillestar të një subjekti i ofrohet një individi/qytetari që ka krijuar në portal llogarinë e tij si individ. Për të kryer aplikimin për regjistrim fillestar, individi aplikon duke plotësuar formularin përkatës për regjistrim fillestar në varësi të formës ligjore që do të regjistrojë. Mbështetur në nenin 22, pika (a) të Ligjit 9723, datë 03.05.2007 "Për Regjistrimin e Biznesit", i ndryshuar, një nga subjektet që detyrohen të regjistrohen në regjistrin tregtar janë personat fizikë, që ushtrojnë veprimtari ekonomike tregtare.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti: - Akti i Përfaqësimit (prokurë pranë noterit)nëse aplikanti është i ndryshëm nga personi që regjistrohet

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për regjistrimin fillestar të personit fizik” - Klikoni butonin "Përdor" - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi formën e shoqërisë të cilën do të regjistroni - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit - Punonjësi i QKB-së proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit Subjektet, për qëllimet e regjistrimit fillestar, deklarojnë gjithashtu, të dhënat e detyrueshme, sipas legjislacionit tatimor, të sigurimeve shoqërore e shëndetësore të tilla si: xhiro vjetore, llojet e taksave për të cilat regjistrohet subjekti etj., si dhe atij të statistikave si Kodi i Nomenklaturës Ekonomike (NVE). Këto të dhëna plotësohen mbi bazën e vetëdeklarimit në seksionin “D” të formularit të aplikimit. Më shumë informacion mbi mënyrën e plotësimit të seksionit “D”, do ta gjeni në faqen e internetit të QKB-së www.qkb.gov.al, në rubrikën “Regjistrimi”, duke klikuar në linkun “Instruksione për regjistrimin tatimor”.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Regjistrimi fillestar i biznesit në QKB bëhet brenda një afati prej 24 orë nga momenti i aplikimit

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Aplikim për regjistrimin fillestar të degëve ose zyrave të përfaqësimit të shoqërive të huaja (AL011086)
Aplikim për regjistrimin fillestar të personit fizik (AL011074)
Aplikim për regjistrim fillestar të shoqërive kolektive, komandite, më përgjegjësi të kufizuar dhe të thjeshta (AL011087)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin