LinkButtonLinkButton

Taksat dhe tarifat vendore - Bashkia Durrës (Biznes)

Taksat dhe tarifat vendore - Bashkia Durrës (Biznes)
Ky shërbim elektronik ofrohet nga Bashkia Durrës për kategorinë e taksapaguesve - biznes. Bazuar në Ligjin Nr. 8652 dt. 31.07.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, i ndryshuar; ligji Nr. 9632 dt. 30.10.2006 “Për Sistemin e Taksave Vendore” i ndryshuar; ligji Nr. 8438 dt. 28.12.1998 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar; ligji Nr. 9920 dt 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në RSH” dhe në "Paketën Fiskale" që aprovohet çdo vit nga Këshilli Bashkiak, Njësia e Qeverisjes Vendore brenda muajit mars gjeneron detyrimet lokale për shtetasit dhe bizneset në territorin e saj. Nëpërmjet shërbimit elektronik "Taksat dhe Tarifat Vendore", bizneset që operojnë në bashkinë e Durrësit mund të informohen për taksat dhe tarifat e papaguara vendore si dhe t'i paguajnë ato online. Taksat dhe Tarifat Vendore kyesore mbi të cilat bizneset që operojnë në bashkinë e Durrësit mund të informohen nëpërmjet këtij shërbimi dhe t'i paguajnë ato online janë: - Taksa e pastrimit për biznesin - Taksa e ndriçimit për biznesin - Taksa e pasurisë për biznesin - Taksa e gjelbërimit për biznesin - Taksa e tabelës për biznesin Në varësi të biznesit, mund të ketë Taksa dhe Tarifa Vendore të tjera përveç atyre të sipërpërmendura.



Hapat e procedurës
Bizneset për t'u informuar mbi taksat dhe tarifat e papaguara vendore si dhe për t'i paguar ato online, duhet të ndjekin hapat e mëposhtëm: - Regjistrimi në portalin qevritar e-albania - Logimi në portal si biznes (nëpërmjet Numrit Unik të Identifikimit (NUIS), gjithashtu i njohur si NIPT dhe fjalëkalimit) - Zgjidhni "Viti" dhe shtypni butonin "Afisho" - Nëse dëshironi të kryeni pagesën për një nga taksat ose tarifat e papaguara, shtypni butonin "Paguaj" dhe ndiqni hapat për të kryer pagesën. - Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Kostot


Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin