Implementimi i të dhënave të hapura është një angazhim i rëndësishëm i qeverisë, pjesë e planit të veprimit të hartuar në kuadër të Iniciativës globale për Open Government Partnership (OGP).
Në këtë kuadër Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ofrojnë nëpërmjet këtij shërbimi elektronik, për përdoruesit e portalit unik qeveritar e-albania mundësinë e informimit online për çmimet e listës së barnave të rimbursueshme në Republikën e Shqipërisë.
Duke filluar nga data 1 prill 2015 ka hyrë në fuqi lista e barnave të rimbursueshme 2015 dhe që nga ky moment është i mundur rimbursimi i barnave për pacientët në nevojë, sipas listës së re të barnave. Lista e re e barnave të rimbursueshme e vitit 2015 është pasuruar me 29 barna të reja, 12 prej të cilave janë principe të reja aktive. Këto barna përmirësojnë dhe zgjerojnë trajtimin e pacientëve në shërbime si: Onkologjik, Gastro-hepatologji, Pneumologji, Reumatologji, Infektiv, në terapinë kardiake, Parkinson, etj.
Në zbatim të VKM me nr.230, datë 13.04.2022, nga data 01.05.2022, hyn në fuqi
Lista e barnave 2021 e indeksuar.
Vendimi i Këshilli të Ministrave nr 645, datë 1.10.2014 për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Çmimit të Barnave përcaktoi qartë këtë vit se, çmimi i barnave duhet të jetë i krahasueshëm me çmimin e pesë vendeve të Rajonit (Maqedoni, Greqi, Itali, Serbi dhe Kroaci) dhe nuk mund të jetë më i lartë se në këto vende. Ky vendim, i mundësoi Komisionit që miraton çmimet e barnave pranë Ministrisë së Shëndetësisë, që të arrijë një ulje të konsiderueshme të çmimeve të barnave këtë vit, ulje e cila reflektohet jo vetëm në listën e rimbursimit por edhe në tregun e hapur farmaceutik.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës - Nuk është i nevojshëm regjistrimi në portal
- Zgjidhni në portal shërbimin"Lista e çmimeve të barnave të rimbursueshme"
- Klikoni butonin "Përdor"
- Informacionin e shfaqur mund ta printoni, ose ta ruani në formatin .XML, .CSV
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
Periudha e vlefshmërisëGjatë vitit 2019, deri në përditësimin me listën e miratuar të barnave të rimbursueshme për vitin 2020
KostotPa pagesë
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al