LinkButtonLinkButton

Kontrolli mjekësor bazë

Kontaktet
Tel:  +355 42 376 178
E-mail:  info@shendetesia.gov.al
Adresa:  Rruga e Kavajës, Nr. 1001 Tiranë

Video udhëzuese
Kontrolli mjekësor bazë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Kontrolli mjekësor bazë
Nëpërmjet këtij shërbimi elektronik shtetasit shqiptarë mund të informohen online mbi të dhënat dhe rezultatet e analizave të depistimit mbi Paketën e Detyrueshme të Kontrollit Mjekësor, për moshën 35-70 vjeç. Çdo shtetas me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, që i përket grupmoshës 35-70 vjeç ka të drejtën e kontrollit mjekësor bazë, pa diskriminim. Kontrolli mjekësor bazë 35-70 vjeç është pa pagesë për shtetasit përfitues të programit. Kontrolli mjekësor bazë 35-70 vjeç ofrohet dhe realizohet nga punonjësit e shëndetësisë në Kujdesin Shëndetësor Parësor, të kontraktuar nga Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor. Në zbatim të një prej zotimeve themelore programore në sektorin e shëndetësisë, Qeveria Shqiptare mori më 2 Prill 2014 një vendim shumë të rëndësishëm, atë të përcaktimit të mënyrës së realizimit të kontrollit mjekësor bazë për shtetasit e moshës 35-70 vjeç, dhe ky është edhe hapi i parë i rëndësishëm dhe konkret, drejt kalimit të sistemit të kujdesit shëndetësor në Shqipëri në mbulim universal. Parimet e kontrollit mjekësor bazë - Çdo shtetas me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, që i përket grupmoshës 35-70 vjeç, ka të drejtën e kontrollit mjekësor bazë, pa diskriminim. - Kontrolli mjekësor bazë 35-70 vjeç është pa pagesë për shtetasit përfitues të programit. - Kontrolli mjekësor bazë 35-70 vjeç ofrohet dhe realizohet nga punonjësit e shëndetësisë në Kujdesin Shëndetësor Parësor, të kontraktuar nga Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH). - Kontrolli mjekësor bazë realizohet në infrastrukturën e 415 Qendrave Shëndetësore, të shtrira në të gjithë territorin e vendit. - Çdo shtetas gëzon të drejtën të japë pëlqimin për kujdesin shëndetësor që do t’i ofrohet. - Çdo shtetas gëzon të drejtën e trajtimit me dinjitet. - Çdo shtetas, që i përket grupmoshës 35-70 vjeç, pas kryerjes së kontrollit mjekësor bazë, gëzon të drejtën e këshillimit, trajtimit dhe referimit sipas kuadrit rregullator në fuqi.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania - Zgjidhni shërbimin "Kontrolli mjekësor bazë" - Klikoni butonin "Përdor" - Konsultoni online informacionin në lidhje me kontrollin mjekësor bazë

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin