Implementimi i të dhënave të hapura është një angazhim i rëndësishëm i qeverisë, pjesë e planit të veprimit të hartuar në kuadër të Iniciativës globale për Open Government Partnership (OGP).
Në këtë kuadër Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Ministria e Shëndetësisë ofrojnë nëpërmjet këtij shërbimi elektronik, për përdoruesit e portalit unik qeveritar e-albania mundësinë e informimit online mbi të dhënat e barnave mjekësore të regjistruara në Republikën e Shqipërisë dhe çmimeve të tyre. Gjithashtu nëpërmjet shërbimit elektronik “Publikimi i të dhënave të barnave mjekësore dhe çmimeve të barnave” mund të aksesohet lista e principeve aktive ose emri kimik (emërtimi shkencor) i ilaçit si dhe të shihen elemente të tjera shoqëruese si, formëdoza farmaceutike me karakteristikat fiziko-kimike, (pluhur, tabletë, tretësirë, pomadë, ampulë etj.), madhësia e dozës ose sasia e lëndës aktive (vepruese) në formulim, prodhuesit, vendet prodhuese, njësitë e paketimit, çmimi për paketë në lekë, çmimi për njësi në lekë etj.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërueHapat e procedurësPër të përdorur shërbimin duhet të:
- Zgjidhni shërbimin "Publikimi i të dhënave të barnave mjekësore dhe çmimeve të barnave" dhe klikoni butonin "Përdor"
Nëse dëshironi, mund të shkarkoni listën e barnave mjekësore dhe çmimeve të tyre në formatin .XML, .CSV.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
KostotPa pagesë
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al