LinkButtonLinkButton

Taksat dhe tarifat vendore - Bashkia Durrës (Qytetar)

Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Taksat dhe tarifat vendore - Bashkia Durrës (Qytetar)
Ky shërbim elektronik ofrohet nga Bashkia Durrës për kategorinë e taksapaguesve - familjarë Bazuar në Ligjin Nr. 8652 dt. 31.07.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, i ndryshuar; ligji Nr. 9632 dt. 30.10.2006 “Për Sistemin e Taksave Vendore” i ndryshuar; ligji Nr. 8438 dt. 28.12.1998 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar; ligji Nr. 9920 dt 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në RSH” dhe në "Paketën Fiskale" që aprovohet çdo vit nga Këshilli Bashkiak, Njësia e Qeverisjes Vendore brenda muajit mars gjeneron detyrimet lokale për shtetasit dhe bizneset në territorin e saj. Nëpërmjet shërbimit elektronik "Taksat dhe Tarifat Vendore", qytetarët që banojnë në bashkinë e Durrësit mund të informohen për taksat dhe tarifat e papaguara si dhe t'i paguajnë ato online. Taksat dhe Tarifat Vendore mbi të cilat qytetarët që banojnë në bashkinë e Durrësit mund të informohen nëpërmjet këtij shërbimi dhe t'i paguajnë ato online janë si më poshtë: - Taksa e pastrimit për qytetarin - Taksa e ndriçimit për qytetarin - Taksa e pasurisë për qytetarin - Taksa e gjelbërimit për qytetarin

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokument i identifikimit të kërkuesit; kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t'u loguar në portalin e-Albania).

Hapat e procedurës
Qytetarët për t'u informuar mbi taksat dhe tarifat e papaguara vendore si dhe për t'i paguar ato online, duhet të ndjekin hapat e mëposhtëm: - Regjistrimi në portalin qeveritar e-albania - Logimi në portal si qytetar (nëpërmjet Numrit Personal dhe Fjalëkalimit) - Zgjidhni Bashkinë (Durrës) - Vendosni Numrin e kontratës - Zgjidhni "Vitin" dhe shtypni butonin "Afisho" - Nëse dëshironi të kryeni pagesën për një nga taksat ose tarifat e papaguara, shtypni butonin "Paguaj" dhe ndiqni hapat për të kryer pagesën. - Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
1 janar - 31 dhjetor të çdo viti kalendarik

Kostot


Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin