Aplikim për licencë të re në Qendrën Kombëtare të Biznesit
Licencat për të cilat mund të aplikohet online janë 37 licenca të Grupit I dhe II. Më poshtë jepet lista e licencave dhe kategoritë përkatëse:
II.1.C - Prodhimi primar;
I.2.A - Shërbime ekspertize;
II.2.C - Klinika veterinare;
II.6.A.1 - Shërbime laboratorike - Laborator dentar;
II.6.A.1 - Shërbime laboratorike - Laborator gjenetik;
II.6.A.1 - Shërbime laboratorike - Laborator klinik biokimik;
II.6.A.1 - Shërbime laboratorike - Laborator mikrobiologjik;
II.6.A.1 - Shërbime laboratorike - Laborator Optik;
II.6.A.2 - Kabinet mjekësor;
II.6.A.3 - Kabinet stomatologjik;
II.6.A.3 - Klinikë stomatologjike;
II.6.A.4 - Qendër mjekësore;
II.6.A.5 - Shërbime të tjera shëndetësore e kurative;
II.7.A 1.Af - Agjenci Farmaceutike;
II.7.A 1.F - Farmaci;
II.7.A.2 - Farmaci Veterinare;
II.8.A - Shërbime ekspertize higjieno-shëndetësore
II.8.B - Shërbime ndërhyrëse higjieno-sanitare
II.8.C - Veprimtari në fushën e shëndetit publik që nuk licencohen sipas një kategorie tjetër
III.2.A - Veprimtaritë e ekspertizës lidhur me ndikimin në mjedis
III.7.A - Shërbime të ekspertizës dhe ose profesionale lidhur me pyje apo kullota
IV.4.A - Shërbime ekspertize dhe ose profesionale lidhur me burimet minerare
IV.4.C- Shërbime ekspertize dhe ose profesionale lidhur me burimet energjetike
VII.3.A.1 - Autoshkollë për dhënien e lejes së drejtimit
VII.3.A.3 - Autoshkollë për dhënien e dëshmisë së aftësisë profesionale
VII.3.A.2 - Autoshkollë për dhënien e certifikatës së aftësisë profesionale
VIII.1.A - Tregtim me shumicë i biokarburanteve
VIII.1.A - Tregtim me shumicë i karburanteve të avionëve
VIII.1.A - Tregtim me shumicë i naftës dhe gazit
VIII.1.A - Tregtim me shumicë i vajrave lubrifikantë
X.2.A - Ndërmjetësim në tregun e punës
X.1.A - Shërbime të përkujdesit komunitar
III.7.B - Shpues profesionist për ujë
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentacionin për secilin tip të licencave ju mund ta shikoni:
Dokumentacioni i nevojshëmHapat e procedurësGrup 1:
- Logimi në portal si biznes (nëpërmjet Numrit Unik të Identifikimit (NUIS), gjithashtu i njohur si NIPT dhe fjalëkalimit)
- Personi fizik/juridik dhe/ose OJF kryen aplikimin online për pajisjen me licencën përkatëse;
- QKB-ja merr në shqyrtim kërkesat sipas radhës së paraqitjes së tyre dhe merr vendim në një afat prej 2 ditësh pune nga data e paraqitjes së kërkesës.
Grupi 2:
- Logimi në portal si biznes (nëpërmjet Numrit Unik të Identifikimit (NUIS), gjithashtu i njohur si NIPT dhe fjalëkalimit)
- Personi fizik/juridik dhe/ose OJF kryen aplikimin online për pajisjen me licencën përkatëse;
- QKB-ja shqyrton kërkesat sipas radhës së paraqitjes së tyre dhe merr vendim në një afat prej 4 ditësh pune nga data e paraqitjes së kërkesës;
- QKB-ja shqyrton edhe paraqitjen e të gjitha dokumenteve provuese;
- Vlerësimi i përmbushjes së kritereve të licencimit/autorizimit/lejimit bazohet vetëm në vetëdeklarimet dhe në dokumentet provuese, të paraqitura nga kërkuesi.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitGrup 1:
QKB-ja merr në shqyrtim kërkesën dhe merr vendimin në një afat prej 2 ditësh pune nga data e paraqitjes së kërkesës
Grupi 2:
QKB-ja shqyrton kërkesën dhe merr vendim në një afat prej 4 ditësh pune nga data e paraqitjes së kërkesës.
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotMe marrjen e njoftimit për miratimin e kërkesës, subjekti duhet të paraqitet pranë sporteleve të QKB-së dhe të paraqesë versionin original të dokumentacionit të dorëzuar në momentin e aplikimit online. Gjithashtu në këtë moment subjekti bën edhe pagesën e tarifës së shërbimit të QKB-së prej 100 lekësh.
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaLicencë për agjenci farmaceutike (AL011068)Licencë për kabinet stomatologjik (AL085008)Licencë për shërbime të përkujdesit komunitar (AL112022)Licencë për ndërmjetësim në tregun e punës (Agjensitë Private të Punësimit) (AL113035)Licencë për qendër mjekësore (AL083023)Licencë për kabinet mjekësor (AL081023)Licencë për shërbime laboratorike - Laborator dentar (AL085010)Licencë për shërbime ndërhyrëse higjeno-sanitare (AL083029)Licencë për shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me burimet minerare (AL042031)Licencë për autoshkollë për dhënien e lejes së drejtimit (AL011066)Leje shfrytëzimi (minerare) (AL042030)Licencë për farmaci (AL011082)Licencë për farmaci Veterinare (AL083022)Licencë për klinikë stomatologjike (AL085009)Licencë për tregtim me shumicë i naftës dhe gazit (AL041001)Licencë për tregtim me shumicë i biokarburanteve (AL041003)