LinkButtonLinkButton

Depozitimi i bilancit vjetor në Qendrën Kombëtare të Biznesit

Kontaktet
Tel:  +355 42 250 066
E-mail:  info.qkb@qkb.gov.al
Adresa:  Bulevardi “Zhan D’Ark”, Prona nr.33, Shtëpia e Ushtarakëve Tiranë
Depozitimi i bilancit vjetor në Qendrën Kombëtare të Biznesit
Aplikim online për depozitimin e bilancit vjetor kontabël dhe raporteve të auditimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Ky shërbim elektronik mundëson depozitimin në QKB të bilancit vjetor kontabël dhe raporteve të auditimit (kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme). Shërbimi mund t’i ofrohet vetëm një subjekti/biznesi që është i regjistruar tashmë në QKB. Mbështetur në Ligjin Nr.9723, datë 03.05.2007, "Për Qendrën Kombëtare të Biznesit, i ndryshuar, neni 43, pika 3 (a), subjektet kanë detyrimin të depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Pasqyrat financiare vjetore të skanuara në format PDF - Raporti i auditimit dhe ecurisë së veprimtarisë (kur mbajtja e tyre është e detyrueshme). - Vendimi për miratimin e pasqyrave financiare (sipas kërkesës ligjore). Kujdes: - Dokumentacioni shoqërues duhet të jetë në format PDF; - Madhësia e dokumenteve (File) që do të ngarkohen nuk duhet të jetë më e madhe se 5MB. - Emërtimi i dokumenteve (File) që ngarkohet nuk duhet të përmbajë simbole (‘/ # “ $ * etj)

Hapat e procedurës
Hapat që duhet të ndiqni për të hapur një llogari si biznes: - Administratori duhet të hapë llogarinë si individ (Tek opsioni “Regjistrohu”). - Tek opsioni “Hyr”, do të logohet administratori, i cili duhet të përzgjedhë mënyrën e identifikimit “Identifikimi i qytetarëve/bizneseve me fjalëkalim”. - Pas logimit në portal, administratori duhet të logohet në sistem për të hapur një llogari si biznes (tek opsioni “Hapësira ime”), në menunë “Regjistro biznes”. - Tek opsioni “Hyr”, do të logohet subjekti, i cili duhet të përzgjedhë mënyrën e identifikimit “Identifikimi i qytetarëve/bizneseve me fjalëkalim: NIPT dhe fjalëkalimin (password) që administratori ka vendosur gjatë regjistrimit të biznesit. Klikoni këtu për instruksione lidhur me procesin e depozitimit online të bilancit vjetor

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Depozitimi i bilancit vjetor kontabël dhe raporteve të auditimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit bëhet brenda një afati prej 24 orësh nga momenti i aplikimit

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo informacion apo paqartësi, QKB ka ngritur një sportel të dedikuar (Sporteli Nr.1) pranë zyrave qendrore, ku mund të adresoni shqetësimet tuaja. Për më shumë vizitoni: www.qkb.gov.al, www.e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin