LinkButtonLinkButton

Pikët e drejtuesit të mjetit

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë

Video udhëzuese
Pikët e drejtuesit të mjetit
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Pikët e drejtuesit të mjetit
Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë drejtuesve të automjeteve për t'u informuar online mbi gjendjen e pikëve të lejes së drejtimit. Në zbatim të nenit 120/1 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, “Lejedrejtimi me pikë”, duke filluar nga data 16.04.2015, DPSHTRR ka filluar vlerësimin e lejes së drejtimit me pikë. - Dhënia e pikëve Të gjithë shtetasit, të cilët janë pajisur me lejedrejtimi para datës 16.04.2015, që janë pjesë e Regjistrit Kombëtar të Drejtuesve të Mjeteve, përfitojnë 20 pikë. Drejtuesve të mjeteve që bëhen pjesë e Regjistrit Kombëtar të Drejtuesve të Mjeteve pas datës 16.04.2015, numri prej 20 pikësh iu jepet në datën që bëhen pjesë e këtij regjistri. - Heqja e pikëve Pikët pësojnë shkurtime (zbritje), në bazë të njoftimeve për shkelje të normave të sjelljes, parashikuar në kapitullin V, të Kodit Rrugor.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-albania - Zgjidhni shërbimin "Pikët e drejtuesit të mjetit" - Klikoni butonin" Përdor" për të shfaqur informacionin për pikët e drejtuesit të mjetit

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin