LinkButtonLinkButton

Deklarimi dhe pagesa e kontributeve nga punëdhënësit

Kontaktet
Tel:  +355 42 276 824
E-mail:  e-tatime@tatime.gov.al
Adresa:  Rruga "Gjin Bue Shpata" Tiranë
Deklarimi dhe pagesa e kontributeve nga punëdhënësit
Shërbimi elektronik "Deklarimi dhe pagesa e kontributeve nga punëdhënësit" u mundëson qytetarëve të marrin informacion online rreth kontributeve të deklaruara dhe paguara nga punëdhënësit. Ky shërbim ofron të dhëna duke filluar nga muaji dhjetor i vitit 2011.

Dokumentacioni i nevojshëm
-Dokumenti i identifikimit të përdoruesit: kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t'u loguar në portalin e-Albania).

Hapat e procedurës
-Regjistrohuni si qytetar në portal; -Zgjidhni shërbimin "Deklarimi dhe pagesa e kontributeve nga punëdhënësit"; -Vendosni datën e fillimit dhe datën e përfundimit të periudhës mbi të cilën dëshironi të informoheni dhe klikoni butonin "Afisho".

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Deklarata: Listëpagesa e Kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të Adhurat nga Punësimi (AL101014)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin