Ky është një shërbim elektronik, i cili u ofron qytetarëve informacion online për pensionin që ata përfitojnë ligjërisht (sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar).
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Pensioni im";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Informacionin e shfaqur mund ta printoni ose shkarkoni si skedar në formatin ‘pdf’.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
KostotPa pagesë.
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al