Shërbimi elektronik "Certifikatë familjare (shqip / në gjuhë të huaj)" ju mundëson të shikoni dhe verifikoni të dhënat familjare dhe të gjeneroni certifikatën familjare me vulë elektronike në shqip ose gjuhë të huaj.
Bazuar në Vendimin Nr. 495, datë 13.09.2017 “Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike” si dhe Vendimin për disa shtesa në Vendimin Nr. 332, datë 17.03.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e formës, elementëve përbërës, mënyrës së mbajtjes e afatit të përdorimit të dokumenteve bazë, që mbahen dhe lëshohen nga shërbimi i gjendjes civile”, të ndryshuar, ky dokument me vulë elektronike i gjeneruar përmes portalit e-Albania ka të njëjtën vlerë ligjore si dokumenti fizik me vulë të njomë.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Certifikatë familjare (shqip / në gjuhë të huaj)";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Klikoni butonin "Shfaq certifikatën në gjuhë të huaj" nëse ju nevojitet certifikata në gjuhë të huaj;
- Klikoni butonin "Shkarko dokumentin e vulosur";
Certifikatën e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaCertifikatë familjare (AL012031)