LinkButtonLinkButton

Taksat dhe tarifat vendore

Taksat dhe tarifat vendore
Ky shërbim ofrohet nga bashkitë për dy kategori të taksapaguesve, bizneset dhe familjarët. Bazuar në Ligjin Nr. 8652 dt. 31.07.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, i ndryshuar; ligji Nr. 9632 dt. 30.10.2006 “Për Sistemin e Taksave Vendore” i ndryshuar; ligji Nr. 8438 dt. 28.12.1998 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar; ligji Nr. 9920 dt 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në RSH” dhe në "Paketën Fiskale", që aprovohet çdo vit nga Këshillit Bashkiak, njësia e Qeverisjes Vendore brenda muajit mars gjeneron detyrimet lokale për shtetasit dhe bizneset në territorin e saj. Ky shërbim ofron publikimin online të taksave dhe tarifave vendore për njësitë vendore: -Vlorë -Kamëz -Berat -Lushnje -Sarandë -Patos -Kuçovë -Vorë. Për secilën nga njësitë vendore ofrohen shërbimet e mëposhtme: -Publikimi i taksës së pastrimit për qytetarin -Publikimi i taksës së ndriçimit për qytetarin -Publikimi i taksës së pronës-e diferencuar në banesë /ndërtesë për qytetarin -Publikimi i taksës së gjelbërimit për qytetarin -Publikimi i taksës së tabelës për biznesin -Publikimi i taksës së pastrimit për biznesin -Publikimi i taksës së ndriçimit për biznesin -Publikimi i taksës së pronës-e diferencuar në banesë /ndërtesë për biznesin -Publikimi i taksës së gjelbërimit për biznesin



Hapat e procedurës
Hapat e procedurës -Logimi në portalin qeveritar e -albania.al -Individi, i cili do të kryejë aplikimin, duhet të jetë i pajisur me kartë identiteti ose pasaportë biometrike, për të vërtetuar të dhënat e tij personale -Ndiqni me kujdes të gjitha hallkat e procedurës për konsultimin e informacionit

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit


Periudha e vlefshmërisë
1 janar - 31 dhjetor të çdo viti kalendarik

Kostot


Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin