Përgatitja e kandidatit për pajisje me lejedrejtimi për herë të parë të kategorisë A1, A2, B1 ose B kryhet në autoshkollë bazuar në Ligjin Nr.8378, datë 22.07.1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërise", i ndryshuar, VKM Nr.153, datë 07.04.2000 "Për miratimin e rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë", e ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës Nr. 682/4, datë 1.4.2016 "Për aktivitetin e autoshkollave, pajisjen e kandidatëve me lejedrejtimi, kualifikimin e instruktorëve të autoshkollave dhe specialistëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR)", mundëson regjistrimin për pajisje me lejedrejtimi për herë të parë ose për shtesë kategorie. Pas regjistrimit të kandidatit në autoshkollën e licensuar për kategorinë e lejedrejtimit që ai kërkon, përfaqësuesi i autoshkollës mund të aplikojë në portalin qeveritar duke aksesuar si subjekt i licensuar për kategorinë e lejedrejtimit përkatëse për:
- Regjistrimin e kandidatit për përgatitjen teorike;
- Regjistrimin e kandidatit për përgatitjen praktike.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Fotokopje të lejes së qëndrimit të lëshuar nga organet e policisë së shtetit, të legalizuar nga noteri, me afat skadence, jo më përpara se afati i vlefshmërisë së autorizimit që kërkohet. |
1. Dokument identifikimi të vlefshëm(kartë identiteti dhe, për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme) së bashku me fotokopjen; Për shtetasit e huaj kërkohet kopje e noterizuar dhe e përkthyer e pasaportës si dhe kopje e noterizuar e lejeqëndrimit |
|
2. Certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të kategorisë përkatëse, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës |
|
3. Fotografi me ngjyra 2 (dy) copë, me përmasa 4 x 5 cm, njëra nga të cilat nga pas të jetë e nënshkruar nga kandidati (emër, mbiemër) |
|
4. Mandat pagesën prej 1000 lekë (500 lekë – regjistrimi dhe 500 lekë – provimi i teorisë) për pajisje me “LEJE”, model DD/T, për regjistrim dhe për prova teorie. |
|
5. Fotokopjen e lejedrejtimit (për rastet kur aplikohet për shtesë kategorie) |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si subjekt në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për pajisje me "Leje" për provën e kontrollit të njohurive teorike për pajisjen me lejedrejtimi për herë të parë të kategorisë A1, A2, B1 ose B";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik përkatës për:
a) Regjistrim të kandidatit për përgatitjen teorike;
b) Regjistrim të kandidatit për përgatitjen praktike.
- Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit20 - 30 minuta ose brenda ditës
Periudha e vlefshmërisëNëse kryeni aplikim për regjistrim të kandidatit për përgatitjen teorike për pajisjen me “Leje për regjistrim dhe për provën e kontrollit të njohurive teorike të kategorisë A1, A2, B1 ose B”, ky dokument është i vlefshëm për 6 muaj nga data e lëshimit. Nëse kryeni aplikim për regjistrim të kandidatit për përgatitjen praktike për pajisjen me “Autorizim për regjistrim dhe për provën e kontrollit të aftësive drejtuese e të sjelljes për kategorinë A1, A2, B1 ose B”, ku dokument është i vlefshëm për 6 muaj nga data e lëshimit. Aplikimi quhet i vlefshëm vetëm në momentin e pranimit nga zyrat përkatëse të Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor
Kostot1000 lekë
Më shumëPër informacione më të detajuara mund të klikoni në faqen zyrtare të DPSHTRR-së: www.dpshtrr.gov.al.Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaPajisja me lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B1 ose B për herë të parë (AL097002)