LinkButtonLinkButton

Aplikim për pajisje me "Leje" për ushtrimin e aktivitetit për përgatitjen e kandidatëve për drejtues mjeti

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për pajisje me "Leje" për ushtrimin e aktivitetit për përgatitjen e kandidatëve për drejtues mjeti
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: ikub INFO shpk
Aplikim për pajisje me "Leje" për ushtrimin e aktivitetit për përgatitjen e kandidatëve për drejtues mjeti
Aplikimi për pajisje me “Leje për ushtrim aktiviteti për përgatitjen e kandidatëve për drejtues mjeti” bëhet në zbatim të Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërise", i ndryshuar, të VKM-së Nr. 153, datë 07.04.2000 "Për miratimin e rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë", e ndryshuar dhe Udhëzimit të Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës Nr. 682/4, datë 1.4.2016 "Për aktivitetin e autoshkollave, pajisjen e kandidatëve me lejedrejtimi, kualifikimin e instruktorëve të autoshkollave dhe specialistëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR)".

Dokumentacioni i nevojshëm
Duke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Licence nga QKB për ushtrimin e veprimtarisë për autoshkollë 1. Kopje e dokumentit te identifikimit të titullarit të licencës.
2. Dëshminë e aftësisë profesionale të mësuesit të teorisë ose, në mungesë të saj, nga kërkuesi, kontratën me një person të pajisur me këtë dëshmi, i cili do të jetë edhe drejtuesi teknik i autoshkollës;
3. Dëshminë e aftësisë profesionale për instruktorët e praktikës dhe kontratat që provojnë marrëdhëniet e kërkuara të punës;
4. Kopje e dokumentit te identifikimit të drejtuesit teknik.
5. Dokumentet e pronësisë ose të marrjes me qira të një klase për zhvillimin e mësimit të teorisë me ambient të mjaftueshëm dhe funksional me kapacitet jo më pak se 20 vende, të ndarë nga zyrat e tjera ose nga zyra e pritjes së publikut. Klasa duhet të ketë ndriçim dhe ventilim të mjaftueshëm si dhe mjetet e nevojshme për mbrojtjen nga zjarri (MNZ), ambjent hidrosanitar sipas rregullave në fuqi dhe me ujë të vazhdueshëm, brenda ambjentit të autoshkollës. Sipërfaqet e të gjitha ambjenteve (klasa, zyra e pritjes së publikut, ambjenti hidrosanitar) nuk duhet të jenë më pak se 30 m2.
6. Kontratat që provojnë marrëdhëniet e kërkuara të punës. .
7. Dokumentet e pronësisë të subjektit kërkues, për çdo mjet rrugor, të çdo kategorie lejedrejtimi apo dëshmie dhe certifikate profesionale, për të cilat kërkon licencën;
8. Rregullore të brendshme të funksionimit të autoshkollës
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
Aplikim për pajisje me Leje për ushtrim aktiviteti për përgatitjen e kandidatëve për drejtues mjeti: - Regjistroheni si biznes në portal; - Aplikoni në formularin përkatës; - Aplikim për pajisje me Leje për ushtrim aktiviteti për përgatitjen e kandidatëve për drejtues mjeti. - Ju do të kontaktoheni nga Drejtoria Rajonale e cila do te marre aplikimin tuaj dhe nje grup me kryetar Drejtorin e Drejtorise Rajonale do të paraqitet pranë subjektit tuaj për verifikimin e kushteve për autoshkollë. Nëse ju I plotësoni kushtet do të lëshohet Leja për ushtrim aktiviteti për përgatitjen e kandidatëve për drejtues mjeti

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
20-30 minuta

Periudha e vlefshmërisë
Nëse kryeni aplikim për regjistrim në përgatitjen teorike, autorizimi është i vlefshëm për 1 vit. Nëse kryeni aplikim për regjistrim në përgatitjen praktike, autorizimi është i vlefshëm për 1 vit, por kohëzgjatja nga data e regjistrimit në përgatitjen teorike deri në datën e përfundimit të autorizimit të regjistrimit në përgatitjen praktike nuk mund të jetë më e madhe se 2 vjet. Aplikimi quhet i vlefshëm vetëm në momentin e pranimit nga zyrat përkatëse të Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor

Kostot
Në varësi të aplikimit

Më shumë
Për informacione më të detajuara mund të klikoni në faqen zyrtare të DPSHTRR-së: www.dpshtrr.gov.al.

Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Pajisja me leje për ushtrimin e aktivitetit për përgatitjen e kandidatëve për drejtues mjeti (AL097008)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin