Ky shërbim ju ofron mundësinë për të aplikuar online për sigurim shoqëror suplementar për ushtarakët. Çdo qytetar ka të drejtë të aplikojë për sigurim shoqëror suplementar për ushtarakët, kur plotëson kushtet sipas legjislacionit:
- Ligj Nr.10 142, datë 15.5.2009 "Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të Punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë";
- VKM Nr.793, datë 24.9.2010, për zbatimin e ligjit nr.10 142, datë 15.5.2009 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të Punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të Punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”;
- Vendim i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë,nr. 2, datë18.02.2013 (V-2/13).
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Certifikatë familjare (e përvitshme);
- Deklaratë individuale për gjendjen e punësimit (e përvitshme) modeli 07;
- Deklaratë individuale për statusin "i/e papunë" (e përvitshme) modeli 06;
- Vërtetim nga Drejtoria e Tatim-Taksave (e përvitshme);
- Vërtetim nga zyrat e Tatim-Taksave nga komuna e bashkitë (e përvitshme);
- Vërtetim nga zyrat e punës si punëkërkues (e përvitshme);
- Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive (tokë bujqësore) (e përvitshme);
- Vërtetim nga prokuroria e rrethit;
- Certifikatë vdekje (për suplementarët familjarë);
- Vërtetim shkolle, kur fëmija është 18 vjeç - 25 vjeç;
- Fotokopje e kartës së identitetit ose certifikatë personale (e përvitshme).
Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për pension të parakohshëm ushtarak sipas Ligjit Nr. 10142";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin sipas rubrikave përkatëse.
Formulari është i ndarë në tre pjesë:
- Fillimisht ju duhet të zgjidhni Drejtorinë dhe Agjencinë Lokale ku do aplikoni.
- Pjesa e parë ruan të dhënat e gjeneraliteteve tuaja. Numri juaj i sigurimit plotësohet paraprakisht në momentin që ju hyni në portal me kredencialet tuaja.
Duke klikuar butonin "Merr detaje nga regjistri", automatikisht plotësohen edhe fushat e tjera me të dhënat tuaja nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile. Fushat që ngelen bosh, duhet të plotësohen manualisht nga ju.
- Në pjesën e dytë duhet të zgjidhni arsyet, llojin e përfitimit dhe qendrën paguese ku doni të merrni këstin mujor.
- Në pjesën e tretë duhet të deklaroni periudhën tuaj të sigurimit, përfitoni apo jo pension tjetër dhe duhet të zgjidhni dokumentet që keni për të dorëzuar.
Numri dhe data e regjistrimit plotësohen automatikisht nga sistemi.
Ju mund ta ruani formën e aplikimit si draft për të vazhduar në një moment tjetër ose mund ta dërgoni menjëherë për shqyrtim pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit45 ditë
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaPension suplementar pleqërie sipas ligjit nr. 10142, datë 15.03.2009, i ndryshuar (AL112081)