LinkButtonLinkButton

Kërkesë për transferim dosjeje përfitimi (pensioni)

Kontaktet
E-mail:  kontakt@issh.gov.al
Adresa:  Rruga e Durrësit Nr. 83 Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Kërkesë për transferim dosjeje përfitimi (pensioni)
Ky shërbim ju ofron mundësinë për të plotësuar një kërkesë online për transferimin e dosjes tuaj të pensionit (sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar). Kërkesa për transferimin e përfitimit bëhet kur pensionisti ndryshon vendbanimin nga një qytet në një qytet tjetër ose ndryshon qëndrën paguese brënda të njëjtit qytet. Qëndrat paguese janë zyrat postare të autorizuara për shpërndarjen e pensioneve.

Dokumentacioni i nevojshëm
Duke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Certifikatë familjare 1. Vërtetim për fëmijët deri në 25 vjeç nga shkolla
2. Certifikatë personale
3. Kontrata e energjisë elektrike
4. Vërtetim për pagimin e detyrimeve
5. Vërtetim likuidimi të taksave dhe tarifave vendore
6. Vërtetim nga zyra punës, si punë kërkues për anëtarët e tjerë të familjes
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administrates.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania - Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për transferim dosjeje përfitimi (pensioni)" - Klikoni butonin "Përdor" - Plotësoni formularin përkatës dhe dërgoni aplikimin - Numri juaj i sigurimit plotësohet paraprakisht në momentin që ju hyni në portal me kredencialet tuaja. - Me informacionin e numrit tuaj të sigurimit plotësohen automatikisht edhe të dhënat e tjera nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. - Ju duhet të plotësoni formularin sipas fushave. - Numri dhe data e protokollit do plotësohet nga punonjësit tanë. - Ju mund ta ruani formën si draft për të vazhduar në një moment tjetër ose mund ta dërgoni menjëherë për procesim në serverin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. - Dokumentet origjinale që i keni bashkëlidhur gjatë aplikimit duhet të dërgohen me postë pranë DRSSH përkatëse. Ju lutem mbani në konsideratë që zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
30 ditë

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Transferim pensioni (AL112035)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin