Ky shërbim ju ofron mundësinë për të plotësuar një kërkesë online për rishqyrtimin e përfitimit tuaj (sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar).
Pas marrjes së vendimit të caktimit të pensionit, përfituesi ka të drejtë të aplikojë për rishqyrtim pensioni për të dorëzuar dokumentacion shtesë, për një masë më të lartë përfitmi ose për zgjatjen e afatit të përfitimit për pensionet invalid, familjar dhe suplementar të parakohshëm.
Dokumentacioni i nevojshëm
Duke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Certifikatë familjare |
1. Vërtetim nga shkolla, kur fëmija është 18 vjeç - 25 vjeç |
2. Vërtetim nga arshiva e ISSH-së, DRSSH-së për vjetërsi në punë |
2. Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut që nga viti 1994 deri në momentin e lënies së punës |
3. Vërtetim për kontributet si i vetëpunësuar në bujqësi |
3. Diploma e shkollës së lartë |
4. Vërtetim për kohën e kryerjes së shërbimit ushtarak |
4. Fletëdrejtimi për në KMCAP dhe fletëdaljet nga spitali |
5. Vërtetim nga Tatim Taksat për pjesëtarët që ka në ngarkim |
5. Analiza mjekësore sipas diagnozës |
6. Vërtetim nga Zyra e Punës si punëkërkues |
6. Aktverifikim |
7. Vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë |
7. Deklaratë individuale per punësim (e përvitshme) mod. 09 |
8. Dëshmi penaliteti për të përndjekurit politikë |
8. Deklaratë individuale që nuk jam i punësuar (mod. 08) |
9. Vërtetim i kohës së vuajtjes së dënimit (të përndjekurit politikë) |
|
10. Vërtetim i pagës referuese modelar nr.02 |
|
11. Vërtetim i pagës mesatare referuese modelar nr.03) |
|
12. Vërtetim i viteve të shërbimit modelar nr.03 |
|
13. Vërtetim për derdhje të kontributit suplementar nr.08 |
|
14. Vërtetim page referuese të përfitimit shtetëror suplementar |
|
15. Vërtetim për periudhën e shërbimit në funksion apo detyrë |
|
16. Vërtetim për derdhje të kontributit suplementar |
|
17. Vërtetim i pagës referuese |
|
18. Vërtetim për periudhën e shërbimit |
|
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për rishqyrtim përfitimi (pensioni)"
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin përkatëse për këtë kërkesë
- Numri juaj i sigurimit plotësohet paraprakisht në momentin që ju hyni në portal me kredencialet tuaja.
- Me informacionin e numrit tuaj të sigurimit plotësohen automatikisht edhe të dhënat e tjera nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
- Ju duhet të plotësoni formularin sipas fushave.
- Numri dhe data e protokollit do plotësohet nga punonjësit tanë.
- Ju mund ta ruani formën si draft për të vazhduar në një moment tjetër ose mund ta dërgoni menjëherë për procesim në serverin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
- Dokumentet origjinale që i keni bashkëlidhur gjatë aplikimit duhet të dërgohen me postë pranë DRSSH përkatëse. Ju lutem mbani në konsideratë që zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit30 ditë
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaRishqyrtim pensioni (AL112034)