LinkButtonLinkButton

Kërkesë paraprake për përfitim pensioni pleqërie

Kontaktet
Tel:  +355 68 205 9077 / +355 42 235
E-mail:  kontakt@issh.gov.al
Adresa:  Rruga e Durrësit Nr. 83 Tiranë
Kërkesë paraprake për përfitim pensioni pleqërie
Ky shërbim ju ofron mundësinë për të aplikuar online paraprakisht për përfitim pensioni pleqërie. Çdo qytetar ka të drejtë të aplikojë paraprakisht , kur plotëson kushtet për përfitim sipas legjislacionit: - Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar nr.104/2014 datë 31.7.2014 - Udhëzimi nr. 2, i ISSH-së, datë 05.10.2005 “Për llogaritjen dhe indeksimin e bazës së vlerësuar dhe pagës neto për efekt pensioni“; - Rregullore nr. 1, e ISSH-së, datë 19.10.2009, “Mbi administrimin dhe llogaritjen e pensioneve”. Plotësimi i kërkesës paraprake nuk është i detyrueshëm dhe nuk ju shmang nga plotësimi i kërkesës për përfitimi pensioni pleqërie, por rekomandohet të plotësohet në mënyrë që aplikuesi të mos rrezikojë zgjatjen në kohë të marrjes së pensionit në momentin që i lind e drejta. Koha nga dorëzimi i kërkesës deri në momentin e lindjes të së drejtës, është e nevojshme që specialistiët tanë të verifikojnë në kohë dokumentacionin e dorëzuar. Personi i interesuar, 1 deri në 12 muaj para se t’i lindë e drejta për përfitim, mund të paraqesë kërkesën paraprake.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokument identifikimi: Kartë Identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t'u loguar në portal) - Fotokopje e kartës së identitetit ose certifikatë lindjeje personale; - Certifikatë familjare; - Certifikatë martese (për mbiemrin para martese për kërkueset femra); - Fotokopje e librezës së punës; - Diplomën e shkollës së lartë (për femrat).

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania - Zgjidhni shërbimin "Kërkesë paraprake për përfitim pensioni pleqërie" - Klikoni butonin "Përdor" - Plotësoni formularin përkatës dhe dërgoni aplikimin - Formulari është i ndarë në tre pjesë; - Fillimisht ju duhet të zgjidhni drejtorinë dhe agjencinë lokale ku do aplikoni. Numri dhe data e regjistrimit plotësohen automatikisht nga sistemi. - Pjesa e parë ruan të dhënat e gjeneraliteteve tuaja. Numri juaj i sigurimit plotësohet paraprakisht në momentin, që ju hyni në portal me kredencialet tuaja. - Duke klikuar butonin "Merr detaje nga regjistri", automatikisht plotësohen edhe fushat e tjera me të dhënat tuaja nga gjendja civile. - Fushat që ngelen bosh, jeni të detyruar t'i plotësoni manualisht. - Në pjesën e dytë, duhet të zgjidhni arsyet dhe llojin e përfitimit. Ju kujtojmë, që ky shërbim elektronik është i vlefshëm vetëm për pensionin e pleqërisë. - Në pjesën e tretë duhet të deklaroni periudhën tuaj të sigurimit dhe zgjidhni dokumentet që keni për të dorëzuar. - Ju duhet të dërgoni dokumentet origjinale me postë pranë DRSSH përkatëse Ju mund ta ruani formën si projekt, për të vazhduar në një moment tjetër ose mund ta dërgoni menjëherë për procesim në serverin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Pension Pleqërie (AL112030)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin