LinkButtonLinkButton

Biletaria online për sitet kulturore

Kontaktet
E-mail:  info@mtks.gov.al
Adresa:  Rruga Aleksandër Moisiu 36, Ish – Kinostudio “Shqipëria e Re”, Tiranë 1005 Tiranë

Video udhëzuese
Biletaria online për sitet kulturore
Biletaria online për sitet kulturore

Click here to read the description of this e-service in English.
Shërbimi elektronik "Biletaria online për sitet kulturore" u mundëson vizitorëve të blejnë dhe të rezervojnë bileta në mënyrë të thjeshtë e të shpejtë për muze, monumente dhe atraksione kulturore. Ky shërbim ofron biletë elektronike, pagesa të sigurta dhe menaxhim më efikas të fluksit të vizitorëve nga institucionet kulturore. Nëpërmjet këtij shërbimi, qytetarët dhe subjektet tregtare mund të blejnë bileta për vizitë në sitet kryesore kulturore të Shqipërisë si: 1. Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë; 2. Muzeu Kombëtar Etnografik, Krujë; 3. Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri”, Berat; 4. Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Shkodër; 5. Kalaja e Shkodrës; 6. Kalaja e Gjirokastrës; 7. Parku Kombëtar Arkeologjik Apolloni, Fier; Pasi zgjidhet siti kulturor, përdoruesi përcakton llojin e biletës – individuale apo grup – si dhe nëse dëshiron të përfitojë shërbimin e audio–guide, aty ku kjo është e disponueshme. Pas përfundimit të këtij procesi, përdoruesi vijon me fazën e pagesës online, e cila kryhet në mënyrë të sigurt përmes metodave të certifikuara të pagesave elektronike. Pas përfundimit të pagesës, gjenerohet automatikisht bileta elektronike në një format të përcaktuar me urdhër të Ministrisë së Kulturës. Bileta i dërgohet përdoruesit në adresën e e-mail-it të vendosur gjatë aplikimit dhe është e vlefshme për një periudhë një mujore nga data e gjenerimit, sipas orareve të vizitueshmërisë. Ky shërbim rrit aksesin e vizitorëve në trashëgiminë kulturore të vendit, lehtëson procesin e hyrjes në site, si dhe kontribuon në menaxhimin më efikas të fluksit turistik dhe të ardhurave për institucionet përkatëse. Baza Ligjore: - Udhëzim Nr. 1 datë 02.05.2025 – Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ‘’Për mënyrën e funksionimit dhe përgjegjësitë e institucioneve të trashëgimisë kulturore dhe muzeve gjatë sezonit turistik 2025’’; - Urdhër Nr. 730 datë 19.12.2019 – Ministi I Kulturës ‘’Për miratimin e rregullores mbi funksionimin e sistemit të biletarisë në institucionet e trashëgimisë kulturore’’; - Urdhër Nr. 518 datë 12.9.2019 – Ministri I Kulturës ‘’Miratimin e formatit dhe cmimit të biletës online për institucionet e trashëgimisë kulturore në të cilat aplikohet bileta elektronike’’; - Urdhër Nr. 741 datë 31.12.2019 – Ministri I Kulturës ‘’Për ndryshim dhe shtesë në Urdhrin nr. 518 datë 12.9.2019 – Ministri I Kulturës ‘’Miratimin e formatit dhe cmimit të biletës online për institucionet e trashëgimisë kulturore në të cilat aplikohet bileta elektronike’’; - Urdhër Nr. 193 datë 10.6.2020 – Ministri I Kulturës (Mënyra e funksionimit dhe rregullave të unifikuara për aksesin e vizitorëve gjatë dhe jashtë sezonit turistik, për muzetë me status kombëtar, muzetë qëndror publikë, monumentet e kulturës dhe parqet arkeologjike, në varësi të Ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore);

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
I. Në rast se jeni shtetas shqiptar lutemi të ndiqni hapat e mëposhtme: - Identifikohuni si qytetar ose si biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Biletaria online për sitet kulturore"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Përzgjidhni vendin kulturor të cilin kërkoni të vizitoni; - Përzgjidhni llojin e biletës (individuale ose grup) dhe opsionin e audio–guide, kur ofrohet; - Vijoni me kryerjen e pagesës online. - Zgjidhni "Pagesë online" dhe mund të vijoni me mënyrën e pagesës përmes një karte krediti/debiti; - Në hapat e ardhshëm zgjidhni kanalin bankar "Credins"; - Pagesa në këtë kanal bankar kryhet edhe me karta të leshuara nga banka të tjera të nivelit të dytë; -Kujdes! Për pagesat e kryera nëpërmjet kanalit bankar me kartë krediti/debiti i shtohet vlerës së shërbimit dhe një komision shtesë për t'u paguar;: • Për vlera nga 1 deri në 1,800 lek, mbahet një komision prej 50 lek; • Për vlera mbi 1,800 lek, aplikohet një komision prej 3%. Bileta elektronike dërgohet në adresën e-mail të vendosur në formularin e aplikimit dhe mbetet e vlefshme për 1 muaj nga data e gjenerimit. II. Në rast se jeni shtetas i huaj lutemi të ndiqni hapat e mëposhtme: - Zgjidhni shërbimin "Biletaria online për sitet kulturore"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Përzgjidhni vendin kulturor të cilin kërkoni të vizitoni; - Përcaktoni llojin e biletës (individuale ose grup) dhe opsionin e audio–guide, kur ofrohet; - Vijoni me kryerjen e pagesës online; - - Zgjidhni "Pagesë online" dhe mund të vijoni me mënyrën e pagesës përmes një karte krediti/debiti; - Në hapat e ardhshëm zgjidhni kanalin bankar "Credins"; - Pagesa në këtë kanal bankar kryhet edhe me karta të leshuara nga banka të tjera të nivelit të dytë; -Kujdes! Për pagesat e kryera nëpërmjet kanalit bankar me kartë krediti/debiti i shtohet vlerës së shërbimit dhe një komision shtesë për t'u paguar;: • Për vlera nga 1 deri në 1,800 lek, mbahet një komision prej 50 lek; • Për vlera mbi 1,800 lek, aplikohet një komision prej 3%. Bileta elektronike dërgohet në adresën e-mail të vendosur në formularin e aplikimit dhe mbetet e vlefshme për 1 muaj nga data e gjenerimit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
1 muaj

Kostot
Në varësi të kategorisë dhe llojit të biletës, të cilat mund t'i gjeni këtu.

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin