Shërbimi elektronik
"Verifikim paraprak për aplikim për Leje Unike " u mundëson subjekteve tregtare, të cilat planifikojnë/dëshirojnë të punësojnë shtetas të huaj në biznesin e tyre, të aplikojnë për vlerësim paraprak në ketë shërbim, me qëllim vlerësimin nga ana e Policisë Kufitare dhe Migracionit dhe agjenci të tjera të sigurisë në RSH.
Vlerësimi konsiston në besueshmërinë e subjektit, për sa i përket precedentëve të mëparshëm të punësimit dhe largimit të shtetasve të huaj nga këto subjekte, shtetësitë e të huajve që do të punësohen, përmbushja e kushteve të punësimit dhe jetesës së punëmarrësve nga ana e subjektit, si dhe vlerësimi i përfshirjes ose jo në veprimtari të jashtëligjshme të shtetasve të huaj.
Aplikimi nga ana e subjekteve bëhet jo me vonë se 15 ditë pune nga afati kur ata planifikojnë të aplikojnë për leje qëndrimi/unike për shtetasit e huaj.
Dokumentacioni i nevojshëmPër këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin
“Vlerësim paraprak për aplikim për Leje Unike”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Krijoni një aplikim të ri;
- Shtoni personat për të cilët duhet të bëhen verifikimet paraprake duke plotësuar
“Emër; Atësi;
Mbiemër; Datëlindje; Gjini; Shtetësi dhe Adresë” për çdo shtetas të huaj që do të punësoni;
- Pasi të siguroheni se informacioni i plotësuar nga ju është i saktë, klikoni butonin
“Dërgo” në fund të
formularit;
Nëse janë përmbushur kriteret dhe të dhënat e kërkuara janë të sakta, aplikanti njoftohet nëpërmjet postës elektronike për pranimin e aplikimit.
Për miratimin apo refuzimin e kërkesës subjekti i njoftohet on-line .
Në rast të refuzimit të aplikimit, subjekti ka të drejtë të riaplikojë pas tre muajve nga data e refuzimit të aplikimit të mëparshëm.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit10 ditë pune nëse i gjithë informacioni i dërguar është i saktë;
15 ditë pune në raste të veçanta.
Periudha e vlefshmërisë3 muaj
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al