Shërbimi elektronik: Aplikim për konkurim për punësim “Mësues për Shqipërinë” u vjen në ndihmë qytetarëve të aplikojnë për punësimin si mësues në arsimin parauniversitar, në bazë merite, duke siguruar transparencë, efikasitet dhe shanse të barabarta. Ky është një proces që zhvillohet tërësisht përmes teknologjisë digjitale, duke i mundësuar çdo aplikanti të informohet në kohë reale.
Baza ligjore:
- Ligji Nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në linkun:
arsimi.gov.al, Qendrës së Shërbimeve Arsimore në linkun:
qsha.gov.al dhe
arsimiparauniversitar.gov.al.
Për çdo pyetje apo paqartësi rreth procesit, mund të kontaktoni në adresën:
mesuespershqiperine@arsimi.gov.al.
Dokumentacioni i nevojshëmKandidatët për mësues që aplikojnë për herë të parë, në momentin e aplikimit duhet të ngarkojnë dokumentet e mëposhtme:
- Kopje e diplomës/ave për ushtrimin e profesionit të mësuesit dhe listës së notave;
- Çdo dokument tjetër që disponon, i cili sipas shtojcës 1 të udhëzimit nr. 8, datë 03.05.2024, “Për procedurat e pranimit, të pezullimit dhe të largimit të mësuesit nga një vend pune, si dhe administrimit të portalit “Mësues për Shqipërinë” vlerësohet me pikë, të cilat nuk janë të detyrueshme të tilla si:
a. Kategoria e kualifikimit;
b. Dëshmi të njohjes së gjuhës/ve të huaja;
c. Trajnime;
d. Libreza e punës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për konkurrim për punësim si mësues”
- Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat e nevojshme dhe klikoni butonin "Dërgo";
- Pasi aplikimi dërgohet me sukses, merret në shqyrim nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar ose Autoritetet Kompetente. Gjithashtu, ju do të pajiseni me një numër gjurmimi me anë të së cilit mund të gjurmoni statusin e aplikimit tuaj në çdo kohë;
- Pas shqyrtimit të aplikimit, ju do të njoftoheni për pranimin apo refuzimin e tij përmes postës elektronike si dhe në rubrikën "Mesazhet e mia" të llogarisë tuaj në portal. Kandidatët të cilët kanë zgjedhur për të dhëne provimin e informatizuar do të njoftohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore për të dhënë provimin. Në çdo kohë kandidatet do të mund të shikojnë renditjen sipas profilit dhe zyrës arsimore.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit15 ditë pune
Periudha e vlefshmërisëDeri në sezonin e radhës.
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al