LinkButtonLinkButton

Aplikim për mbështetje financiare

Kontaktet
Tel:  +355 69 000 0000
E-mail:  info.akfal@arsimi.gov.al
Adresa:  Rruga "Naim Frashëri" Godina nr. 37, Tiranë Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për mbështetje financiare
Aplikim për mbështetje financiare
Shërbimi elektronik "Aplikim për mbështetje financiare" u mundëson studentëve shqiptarë të pranuar në programin e parë të studimit në institucionet publike të arsimit të lartë të aplikojnë online për mbështetje financiare nga buxheti i shtetit. Përfitues janë studentët e shkëlqyer, fituesit e olimpiadave ndërkombëtare dhe ata që ndjekin programe studimi prioritare, sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave. Baza ligjore: - Vendimi Nr.386 datë 01.06.2022 i Këshillit të Ministrave: “Për miratimin e fushave dhe të programeve të studimit, që përbëjnë prioritet kombëtar dhe mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer e të studentëve, që ndjekin këto programe në institucionet publike të arsimit të lartë”, i ndryshuar me VKM nr. 448, datë 03.07.2024. Ky shërbim u mundëson studentëve shtetas shqiptarë, të pranuar në institucionet publike të arsimit të lartë në programin e tyre të parë të studimit, të aplikojnë online për përfitimin e mbështetjes financiare nga buxheti i shtetit, nëse plotësojnë një nga kriteret e mëposhtme: · Studentët e shkëlqyer, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë me notë mesatare 10.00 dhe janë vlerësuar në secilin prej provimeve kombëtare të detyruara të maturës shtetërore me jo më pak se 9.5 (shkallëzuar); · Studentët fitues të olimpiadave ndërkombëtare, të cilët kanë fituar njërin prej tre çmimeve të para në olimpiada me më shumë se 15 vende pjesëmarrëse, dhe janë pranuar në programe studimi që lidhen me disiplinën ku kanë fituar çmimin; · Studentët që ndjekin programe studimi prioritare, të përcaktuara në Vendimin nr. 386, datë 01.06.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar me VKM nr. 448, datë 03.07.2024 Aplikimi kryhet përmes portalit e-Albania, duke plotësuar formularin elektronik të aplikimit brenda afateve të përcaktuara nga Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL). Aplikimi për mbështetje financiare mund të bëhet brenda 60 ditëve, duke filluar nga data 22 Tetor 2025 deri më datë 20 Dhjetor 2025.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për mbështetje financiare"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e kërkuara dhe klikoni "Dërgo"; - Pas mbylljes së afatit, AKFAL bën verifikimin e dokumentacionit të aplikuesve pranë QSHA-së; - Përzgjedhja bëhet sipas kriterëve “a”, “b” dhe “c” të pikës 2 të parashikuara në VKM 386/2022, i ndryshuar; - AKFAL përgatit listën përfundimtare me studentët të cilët do të përfitojnë mbështetje financiare. - Institucioni njofton studentët nëse aplikimi i tyre është aprovuar ose refuzuar, dhe i bën me dije në lidhje me hapat dhe procedurat që do të ndjekin studentët përfitues.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
deri në shkurt 2026

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa kosto

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin